Ministri serb i Punës Lajiç jep dorëheqjen
Një ministër serb ka dhënë dorëheqjen si kreu i ekipit përgjegjës për kapjen e të dyshuarve që kërkohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë.
Ministri i Punës, Rasim Lajiç dha dorëheqjen pas dështimit për të gjetur ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiçin.
Z.Lajiç kishte premtuar dorëzimin e gjeneralit serbo-boshnjak në Hagë deri në fund të vitit.
Gjenerali Mlladiç akuzohet për kryerjen e gjenocidit në masakrën e 8 mijë myslimanëve bonshnjakë në Srebrenicë në 1995, dhe për rrethimin e Sarajevës.
Arrestimi i tij është i domosdoshëm që Serbia të bëjë hapa përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.