E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Sekuestrohen 7.6 kg heroinë

Policia e Kosovës me anë të një operacioni ka sekuestruar 7.6 kilogramë substanca narkotike të llojit heroinë, para dhe armë zjarri. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar, ndërsa dy të tjerë gjenden kanë mundur të largohen.
Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar të holla në vlerë rreth 43 mijë euro, një revole e kalibrit 7.65 dhe një pushkë gjuetie. Ndërsa vetëm vlera e heroinës së konfiskuar llogaritet të jetë rreth 70 mijë euro.
Policia e Kosovës dyshon se droga e zbuluar në rajonin e Gjilanit ka pasur si destinacion shtetet e Evropës perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›