E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri serb lë Samitin për Kosovën

Milosavljeviç largohet pas fjalës së Dritan Priftit

Ministri serb i Tregtisë, Slobodan Milosavljeviç, braktisi takimin e Forumit Ekonomik të Veronës në shenjë proteste, pasi ministri shqiptar, Dritan Prifti, e ka cilësuar Kosovën si shtet tërheqës për investitorët e huaj. Mediat serbe bëjnë të ditur se ministri serb i Tregtisë, Slobodan Milosavljeviç, ka ndërprerë fjalimin e Dritan Priftit dhe ka kërkuar të lexohej një deklaratë zyrtare në të cilën kërkohej të respektohej Rezoluta 1244 e OKB-së. “Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës së Shqipërisë, Dritan Prifti, krahasoi disa herë Shqipërinë dhe shtetin e vetëshpallur Kosovën si vende tërheqëse për investitorët e huaj. Unë ndërpreva konferencën dhe paraqita një protestë të fortë”, citohet ministri serb i Tregtisë nga mediat serbe. Milosavljeviç ka shpjeguar protestën e tij, pasi “po flitej për të ashtuquajturin shtet të Kosovës, i cili nuk ekziston në asnjë ligj ndërkombëtar”. Duke cituar Milosavljeviç, mediat serbe shkruajnë sot se ministri italian i Zhvillimit Ekonomik i ka kërkuar falje zyrtare, duke e cilësuar “gabim organizativ” dhe në takimin që kanë zhvilluar së bashku kanë konfirmuar se do të vazhdojnë projektet në interes të biznesit italian dhe serb.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›