Turizmi, PS: Berishanumëron si turistëedhe emigrantët
TIRANE- Opozita sheh me dyshime deklaratat e kryeministrit për rritjen dhe zhvillim e turizmit. Sipas Partisë Socialiste “realiteti i turizmit shqiptar lë për të dyshuar dhe shumë larg asaj çka Sali Berisha trumbeton.”
“Sali Berisha flet për turizmin në Shqipëri sikur t’i ketë sjellë vetë ai të gjithë turistët që kanë vendosur të vizitojnë vendin këtë verë. Sali Berisha numëron për turistë çdo qytetar shqiptar apo të huaj, që kthehet nga emigracioni apo që tranziton në Shqipëri, për arsye që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me turizmin.”- deklaroi nga selia rozë deputetja socialiste Mimi Kodheli, pak orë pas mbledhjes së qeverisë, ku kryeministri u shpreh se
ky është viti i parë në histori që Shqipëria ka patur më shumë vizitorë se sa ka banorë.
Socialistët akuzojnë kryeministrin për mos marrjen e masave për sigurinë në akset rrugore si dhe lejimin e punimeve në disa arterie kyce të rrugëve të vendit, duke vështirësuar lëvizjen dhe krijuar premisat për aksidente.
"Segmente si Durrës-Kavajë, Ballsh-Tepelenë, apo Gjirokastër-Sarandë në këtë kohë kanë lëvizjen e tyre më të ngjeshur dhe punimet duhet të ishin përshpejtuar më parë", tha Kodheli.
Sipas saj “siguria e jetës në Shqipëri mungon” dhe se “aksidentet në Shqipëri janë më të lartat për frymë në Europë dhe po cdo vit dhe pushteti i Berishës dështon në marrjen e masave për ta reduktuar sadopak këtë bilanc tragjik.”- nënvizoi deputetja Kodheli.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë, se numri i turistëve këtë vit shënoi një rritje më të madhe se sa vetë numri i përhershëm i banorëve në Shqipëri, ndërsa nënvizoi se në infrastrukturë janë investuar rreth 1 miliardë euro
(s.g/BalkanWeb)