Ministria e Arsimit: Mësimi i kompjuterit nga klasa e parë
TIRANË- Ministria e Arsimit po punon për hartimin e planit mësimor, ku teknologjia e informacionit do të përfshihet që në klasën e parë të arsimit fillor.
Sipas MASH-it, brenda 2-3 viteve do të trajnohen të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar mbi përdorimin e pajisjeve kompjuterike.
Prioritet do të jetë edhe pajisja e shkollave të sistemit parauniversitar me laboratorë informatike dhe shtrirja e internetit në të gjitha shkollat e vendit do të pasohet nga zhvillimi i mësimdhënies mbështetur në teknologjinë e informacionit.
Pajisja e shkollave të sistemit parauniversitar me laboratorë informatike, si dhe shtrirja e internetit në të gjitha shkollat e vendit do të pasohet nga zhvillimi i mësimdhënies mbështetur dhe në teknologjinë e informacionit.
Në të njëjtin kontekst EMIS (Sistemi Informatik i Menaxhimit të Arsimit) fillon këtë vit funksionimin e plotë në sistemin e edukimit parauniversitar e universitar publik.
Ky sistem synon ngritjen e infrastrukturës së nevojshme, realizimin dhe instalimin e një programi aplikativ për mbledhjen, përpunimin, analizën, gjenerimin e treguesve dhe shpërndarjen e të dhënave të sistemit arsimor në vend.
(e.n/ata/BalkanWeb)