E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video Meta-Prifti Dule: Prokuroria të hetojë sa më shpejt

TIRANE- Duke folur nga festimet për 20 vjetorin e themelimit të OMONIA-s, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule komentoi situatën më të fundit politike, pas publikimit të videos Meta-Prifti.

Dule kërkoi hetim sa më të shpejtë nga ana e Prokurorisë, pasi sipas tij, ka një pritshmëri të madhe nga qytetarët për këtë cështje. Sipas kreut të PBDNJ-së, koalicioni PD-LSI ishte i destinuar për dështim, që në gjenezë të tij.

“Ishte një nismë politike e dështuar që në zanafillën e saj. Ajo cka bëri gjatë gjithë kësaj periudhe është të rëndojë sistuatën politike dhe të shtojë koston politike për vendin dhe shoqërinë me një keqadministrim sistematik dhe abuzim. Prokuroria duhet ti shkojë deri në fund sa më shpejt.” u shpreh Dule.

Më tej, duke folur për zgjedhjet lokale, Dule tha se PBDNJ do të kërkojë që dhe në këto zgjedhje të rikonfirmohet si forca e tretë politike, për sa i përket numrit të bashkive dhe komunave në varësi të saj.

“PBDNJ në aleancën e vet strategjike me OMONIA është forca e tretë politike në vend për nga numri i abshkive dhe komunave që administron. Nuk mund të ketë objektiv tjetër vec shtrirjes së kësaj influence në një numër më të madh bashkish dhe konunash” tha Dule.

Ndërkaq në festën për 20 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonia, ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të saj.
Në të gjitha deklaratat, përvjetori i sotëm u konsiderua si një ngjarje e shënuar, që risjell në vëmendje rëndësinë e kësaj organizatë për minoritetin etnik grek në Shqipëri.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›