Granate ish-gruas pas divorcit
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Shelg pak kilometra larg nga qyteti i Elbasanit kur shtetasi Indrit Popa pas nje konflikti me ish-gruan e tij Luljeta Musta e ka qelluar ate fillimisht me nje thike ne sy te dy femijeve qe 27-vjecarja mbante per dore. Ai ka deshtuar ne perpjekjet e tij per ti marre jeten. Pasi gruaja ishte larguar me shpejtesi Popa sipas policise ka tentuar ta ekzekutoje ate nepermjet nje granate. Ai ka dale jashte ku kishte makinen dhe prej andej ka nxjerre nje granate ofensive. I ka hequr siguresen duke e hedhur ate drejt ish-bashkeshortes e cila me femijet kishte vrapuar per tu fshehur ne shtepine e kusherires se saj. Granata ka shperthyer ne oborrin e Safete Mustes 50 vjece e cila ndodhej jashte ne ato momente duke u lenduar nga plasja e municionit luftarak. Ngjarja e rende alarmoi banoret e fshatit te cilet lajmeruan policine per ate qe kishte ndodhur. Ndersa e plagosura perfundoi ne spital fillimisht ne gjendje kritike per jeten. Forca te shumta policie shkuan ne fshatin Shelg duke arrestuar autorin. Ky i fundit sipas uniformave blu nuk beri rezistence duke pranuar autoresine e hedhjes se granates. Ai u dergua per ne ambientet e komisariatit per tu marre ne pyetje ndersa paralelisht me te eshte marre deshmia e ish-gruas se tij dhe deshmitareve ne vend. Gjate marrjes ne pyetje 30-vjecari mesohet te kete pohuar rrethanat ne te cilat ndodhi plagosja duke u mbrojtur me faktin se ish-gruaja nuk e linte te takonte femijet. Mesohet se prej 9 muajsh cifti ishte ndare zyrtarisht dhe dy femijet e mitur ishin caktuar nen kujdestarine e nenes se tyre. Autori ka deklaruar se pikerisht ndarja me femijet dhe sipas tij fakti qe nuk e lejonin ti takonte e shtyne drejt ketij akti. Ai ka shfaqur pendim dhe gjate marrjes ne pyetje mesohet ti kete pyetur oficeret per gjendjen e femijeve pasi ka menduar se mos ata ishin demtuar nga hedhja e granates se dores. Ndaj tij eshte ngritur akuza e vrasjes se mbetur ne tentative. Ne spitalin e Elbasanit po mbahet nen kontrollin e mjekeve Safete Musta 50-vjecarja qe mbeti e lenduar nga grindja mes dy ish-bashkeshorteve. Ne oret e mbremjes mjeket pohuan se ajo kishte dale nga gjendja e rrezikut per jeten dhe po mjekohet per plaget e shkaktuara nga shperthimi i granates.