E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Arsimit miraton udhëzimin dhe formularët për maturën Shtetërore 2009

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, miratoi dje udhëzimet për formularët A1 dhe A1-Z për provimet e lëndëve me zgjedhje, në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2009. Sipas udhëzimit të MASH, formulari A1 për regjistrimin e nxënësve për provimet e maturës shtetërore do të plotësohet nga maturantët e vitit 2009 dhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2009 dhe nga maturantët që nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore për vitet 2006, 2007, 2008. Formulari A1, do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme, në të kundërt, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nxënësi, ose kandidati humbet të drejtën e regjistrimit. Formulari A1 duhet të plotësohet nga data 20 shkurt -10 mars 2009. Ndërsa formulari A1-Z shërben për tu regjistruar në Maturën Shtetërore 2009 vetëm për kandidatët që kanë marrë pjesë në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008. dhe që duan të mbartin. Plotësimi dhe dorëzimi i Formularëve A1-Z, fillon me datë 20 shkurt 2009 dhe përfundon me datë 10 mars 2009.

Udhëzues për plotësimin e Formularit A1

I. Udhëzime të përgjithshme
Formulari A1; plotësohet për tu regjistruar në Maturën Shtetërore 2009, vetëm nga; maturantët e vitit 2009, kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2009 dhe nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008.
Formulari A1, të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale).
Formulari A1, do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nxënësi ose kandidati humbet të drejtën e regjistrimit.
Pasi të jetë plotësuar Formulari A1, të dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës -Shtetërore (KSHMSH), ku vazhdoni ose keni mbaruar shkollën.
Në rast se nxënësi ose kandidati, ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ata mund të plotësojnë një Formular tjetër A1, i cili zëvendëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës -Shtetërore (KSHMSH), vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2009). Pas këtij afati nxënësi ose kandidati nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime të tjera.
Plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1, fillon me datë 20 shkurt 2009 dhe përfundon me datë 10 mars 2009.
Formularët A1, pas plotësimit kontrollohen me kujdes për saktësinë dhe më pas firmosen nga nxënësi ose kandidati, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2009, drejtori i shkollës ngarkon një mësues që do luajë rolin e mësuesit kujdestar.
Çdo formular duhet të vuloset me vulën e shkollës

II. udhëzime të detajuara për plotësimin e Formularit

Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1, plotësoni:

Shkruani emrin e DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla pranë së cilës ju do të jepni provimin;
Shkruani emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla juaj;
Shkruani emrin e shkollës ku ju po studioni ose ku ju keni kryer studimet;
Bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni ose keni ndjekur, p.sh. Gjimnazi Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02.  (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar).
Shënohet ID që keni patur në Maturën Shtetërore 2007, 2008. Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, vetëm nga ata nxënës që kanë dhënë provimet e detyruara, dhe ata që kanë mbetur, në një ose në të dy provimet e detyruara, në Maturën Shtetërore 2007, 2008.
 Shënoni emrin tuaj         Shënoni emrin e babait         Shënoni mbiemrin tuaj    
Kujdes! - të shënohen me shkronja kapitale dhe në përputhje me certifikatën personale.
      - të bëhet kujdes me emrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç).
Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989).
Vendosni një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh. nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni një kryq [X] në kutinë përbri fjalës Femër;
Shënoni vitin kur keni përfunduar studimet në shkollën e mesme, (p.sh. ...., 2006, 2007, 2008 ose 2009).
Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO.
Qarkoni IV ose V dhe shkronjat përkatëse  A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, U. (P.sh. nëse jeni në klasën IV B, qarkohet IV dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V D, qarkohet V dhe shkronja D). Kur nxënësi ka mbaruar studimet para vitit 2009, qarkohet shkronja U.
Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër.
Shënoni me përgjegjësi, lëndët dhe notat e shkallëzuara D1 dhe D2, për nxënësit që kanë dhënë provimet me detyrim në Maturën Shtetërore 2006, 2007, 2008. Për nxënësit që kanë mbaruar maturën para vitit 2006, do të vendosen notat ekuivalente me provimet e detyruara. Në këtë rast ekuivalentimi bëhet në përputhje me Dëftesën e Pjekurisë origjinale. (Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, vetëm për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2009)
Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të poshtëshënuar qarkoni 2 lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre.  
P.sh.   6 NJOHURI PËR SHOQËRINˠ       dhe    8 GJUHË ANGLEZE
Në lëndët që do të qarkohen, vëtëm njëra mund të jetë gjuhë e huaj. P.sh., nuk mund të qarkoni;
Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Frënge, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Italiane, Gjuhë Frënge dhe Gjuhë Italiane.

Shënim:     

Nxënësi, firmos në hapësirën e përcaktuar për të.
Mësuesi, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të.
Drejtori, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) firmos dhe vulos me vulën e shkollës, në hapësirën e përcaktuar për të.

 
TABELA NR. 1

INDEKSET E PROFILEVE / DEGËVE TË SHKOLLAVE TË MESME 2009

INDEKSET    DEGËT
01    GJIMNAZI DREJTIMI NATYROR
02    GJIMNAZI DREJTIMI SHOQËROR
03    GJIMNAZI DREJTIMI I PËRGJITHSHËM
04    SH. M. P E PAPROFILIZUAR (PARA 2007)
05    GJIMNAZI ME KOHË TË SHKURTUAR
06    NATYROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
07    SHOQËROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
08    SHOQËROR 2 GJUHËSH ITALIANE
09    GJUHË E HUAJ ANGLISHT
10    GJUHË E HUAJ FRËNGJISHT
11    GJUHË E HUAJ GJERMANISHT
12    GJUHË E HUAJ SPANJISHT-RUSISHT
13    GJUHË E HUAJ ITALISHT
14    ARTISTIKE KOREOGRAFI
15    ARTISTIKE ARTE FIGURATIVE
16    ARTISTIKE MUZIKË
17    SPORTIVE FUTBOLL
18    SPORTIVE ATLETIKË
19    SPORTIVE VOLEJBOLL
20    SPORTIVE BASKETBOLL
21    PEDAGOGJIKE 4 VJEÇARE
22    PEDAGOGJIKE GREQISHT GJIROKASTËR
23    TEKNIKE 5 VJEÇARE( BANKA/TATIME/SIGURIME)
24    TEKNIKE EKONOMIKE 5 VJEÇARE TURIZËM
25    TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 FERMER
26    TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 HOTELERI TURIZËM
27    TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 MAKINERI BUJQËSORE
28    TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE BYLMET MISH
29    TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE PIJE KONSERVA
30    TEKNIKE 5 VJEÇARE VETERINARI
31    TEKNIKE 5 VJEÇARE AGRO BIZNES
32    TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRIK I PËRGJITHSHËM
33    TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRONIKË
34    TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTROTEKNIKË
35    TEKNIKE 5 VJEÇARE MEKANIK I PËRGJITHSHËM
36    TEKNIKE 5 VJEÇARE POLIGRAFIK
37    TEKNIKE 5 VJEÇARE PYJE
38    TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK GJEODET
39    TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK NDËRTIMI
40    TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNOLOGJI USHQIMORE
41    TEKNIKE 5 VJEÇARE TELEKOM
42    HARRY FULTZ MENAXHER AUTOMOBILASH
43    HARRY FULTZ BIZNES
44    HARRY FULTZ ELEKTRIKE
45    HARRY FULTZ ELEKTRONIKË
46    TEKNIKE 4 VJEÇARE (PARA 2007)
47  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›