Fytyrat e Jozefinës
Nga Arben ÇOKAJ
Në hyrje të Shkodrës, ka një poster, që nuk mund të hiqet, pavarësisht se i ka dalë boja nga erozioni prej reagjentëve atmosferikë dhe metali mbajtës ka filluar të ndryshket. Ky është posteri i Jozefinës, që nuk lëviz edhe pse e ka humbur kuptimin. Duket se ky fenomen natyror flet për shumë gjëra, për gjëra që thuhen e nuk thuhen. Jozefina nuk luan nga vendi, edhe nëse "zonja e hekurt", kthehet në "zonja e hekurit të ndryshkur". A duhet ne të jemi kaq të sigurt për këtë?
Kompleksi i Jozefinës
Para se të hysh në Shkodër, njerëzit që i drejtohen këtij qyteti, duhet të mësohen me mendimin se ky qytet ka dy komplekse, "Kompleksin e Jozefinës", që sot është primar dhe pas saj vjen "Kompleksi i Rozafës", që ka dalë në plan të dytë; fill pas posterit të Jozefinës, shfaqet madhështore, në madhështinë e vet, Kalaja Rozafa. Legjenda tregon se Kalaja Rozafa u ndërtua nga tre vëllezër, ku dy më të mëdhenjtë presin në besë vëllain e vogël dhe murosin gruan e tij të bukur e të dashur, Rozafën. Kjo paradigmë ka ndjekur për shekuj Shqipërinë e pushtuar, popullsia e së cilës u detyrua nga pushtuesi të tjetërsohej, deri në atë farë mase, sa vëllai të shiste interesat e vëllait të vet. Kjo ndjenjë pabesie për interesa të mëdha, lë një shije të keqe dhe përcillet tek ne, pasardhësit, si "Kompleksi i Rozafës". Poeti i talentuar malësor Gjekë Marinaj, në poezinë "Rrëfimim i Rozafës" e mbyll kështu ndodhinë:
Nën pretekstin
se të gjithë patën të drejtë,
Edhe unë murosa brenda vetes fjalën vrasje.
Dhe vijmë në ditët tona, ku një femër shkodrane e ka kthyer pabesinë në art. Ajo ka një histori kontroverse. Ndonëse të parët e saj vijnë nga një fshat i Laçit, ajo është rritur në tokën e Shkodrës; ka marrë atë kulturë dhe jeta e vështirë, e ka persekutuar dhe tjetërsuar këtë filiz të bukur, duke i dhënë asaj veset më të këqija, veset e llumit, që mund të manifestohen në subkulturën e këtij qyteti. Instiktive si një femër e pasigurt në vetvete, "zonja e hekurt", e mori këtë emër pak kohë pas publikimit të një shkrimi, në shkurt 2006, që kishte për qëllim ta mbronte. Jozefina ndodhet tani, sa në rolin e një gruaje të pushtetshme, aq edhe në rolin e viktimës, e gjendur pranë një personaliteti të fortë e komandues, siç është kryeministri Berisha. E adhuruar nga mbështetësit dhe e urryer nga kundërshtarët e saj dhe nga ata, që ajo ka dëmtuar, Jozefina shpalos në vetvete një qenie politike tipike të kohës sonë, që ndërthur në vetvete, të gjitha ato cilësi regresive, që përmban sot politika shqiptare. Në Shqipëri fatkeqësisht, politikën vazhdojnë ta trajtojnë si grua të përdalë. Duket se akoma nuk ka ndryshuar ky koncept. Nëse Jozefinën e shohin në Shqipëri në rolin e saj dytësor pas Berishës, këtu në Shkodër, Jozefina ka rol primar, ajo e ka marrë qytetin në dorë për vete, e trajton si pronë të saj, dhe kujton se mund të bëjë ç'të dojë me fatin e njerëzve. Të paktën kështu vepron, dhe me ndihmën e organeve të sigurisë, ajo i arrin objektivat në shumicën e rasteve, se njerëzit janë tjetërsuar nga mundësitë e vogla, që politika u ka lënë qytetarëve për të siguruar jetesën. Dëmi i shkaktuar nga Jozefina nuk është për t'u nënvleftësuar, sepse ajo punon agresivisht me strukturat e saj të nëntokës e mbitokës, me makinerinë e shpifjes dhe të dezinformimit të PD-së, për të rrënuar këdo, që ajo dyshon se e hijezon sadopak. Koha për ndryshim e Jozefinës, u bë Koha për Ndryshkim! Një ligj themelor i fizikën na tregon se "çdo veprim ka kundërveprim". Jozefina mbahet se e njeh mirë matematikën. Çudi, ajo duhet ta njohë mirë edhe fizikën. Atëherë, pse nuk e çon nëpër mend ajo këtë ligj universal, që po e bën armike me të gjithë. Arsyeja duhet të jetë e thjeshtë: Forca e pushtetit është magjike. Ajo i kryen punët me ndihmën e të tjerëve. Mjafton të japë një urdhër dhe puna kryhet. Si ajo, ashtu edhe ish-polici deputet Ramiz Çobaj, mendojnë se punët e liga, që ata urdhërojnë të kryhen, nuk i shohin njerëzit, pasi kryhen nga të tjerët. Mendjen ia sundon mendimi cinik: "kur ke mashën, pse t'i përcëllosh duart". Por pesha e pushtetit kërkon të jesh më i fortë, stainless steel (çelik i pandryshkshëm) e jo hekur i ndryshkur. Ose mos e ushtro pushtetin tënd, në mënyrë barbare. Pra, mos merr përsipër pesha të rënda... Jozefina Topalli e mban veten për femër të bukur, kështu bëjnë me të edhe të tjerët. Por, të jesh e bukur, nuk është e barazvlefshme me të qenit e mirë. Në anglisht kemi termat që ndryshojnë për të bukurën: pretty - e bukur fizikisht dhe beautiful - e bukur fizikisht dhe shpirtërisht. Bukuria femërore nga njëra anë, me politikën agresive në anën tjetër, janë dy gjëra që shkojnë skiç njëra-tjetrës. Dhe marrja me politikë e zonjës Topalli, ka shkuar në drejtim të kundërt me bukurinë e saj, sidomos asaj shpirtërore, dhe tani edhe të pamjes së jashtme. Psikologjikisht dhe fiziologjikisht, duket se bukuria shpirtërore ka lidhje të drejtpërdrejtë me pamjen e jashtme, sidomos me pamjen e fytyrës. Fytyrat e Jozefinës - janë disa pamje, që e paraqesin folësen e Kuvendit të Shqipërisë "pa grim", pa lustër, në momente kritike të aktivitetit të saj. Trazimet politike të Jozefinës; pesha e madhe politike, të cilën është vështirë ta mbash mbi supe, sidomos kur je femër e mbushur me urrejtje kundrejt padrejtësive të jetës; intrigat dhe inskenimet kundrejt kritikëve, konkurrentëve apo kundërshtarëve politikë, gjë që Jozefina e ka bërë natyrë të dytë të saj; agresiviteti mashkullor që ajo ka, duke qenë bashkëpunëtore e ngushtë me një personalitet të fuqishëm e shpërthyes si Berisha, shpërdorimi psiko-emocional i saj, në përpjekje për të ruajtur pushtetin; arroganca me të cilën ajo ndeshet çdo ditë në punën e saj, të gjitha këto bashkë e shumë të tjera si këto, që nuk mund të përmenden këtu, kanë bërë që Jozefina Topalli të transformohet në vetvete, nga një zonjë e hekurt, në një zonjë të hekurit të ndryshkur. Njerëzit që vuajnë për bukën e gojës shohin shkëlqimin, lustrën e saj, por në vetvete, vetëm Jozefina e di sa e rrënuar është - dhe këtë rrënim të saj, ajo synon për kompensim t'ua injektojë të tjerëve. Kjo përbën atë që mund të quhet "Kompleksi i Jozefinës", i përkthyer si: "bëj keq, meqë nuk të bën zemra të bësh mirë!" Dhe ajo me strukturat e saj regresive e agresive u bën vetëm keq njerëzve, prandaj ka vetëm armiq dhe lango e servilë, si Lorenc Luka, kryetar i Bashkisë Shkodër, Zef Hila e Fredi Sterkaj kryetarë komunash, etj. - që kontribuojnë financiarisht sot për të, me milionat që vjedhin nga paratë e përbashkëta, por janë të parët ata që do e flakin, do e hedhin, sapo të dobësohet pushteti i saj. Do e hedhin ashtu siç hidhet një leckë dhe kam përshtypjen se këtë, edhe Jozefina e di. Kjo duket se është edhe arsyeja pse ajo shqyhet në përpjekjen e saj për të qëndruar në krye...
Kur je në majë, tendenca vetëm për poshtë...
Të ndodhesh në majë të politikës shqiptare, të kësaj politike të ashpër e agresive, me nuanca të qarta mafioze, ku njerëzit shpërdorojnë e shpërdorohen, ku pasuria e përbashkët vidhet pa mëshirë dhe pa ndjenjën e frikës, ku duhet të kryesh krime politike e njerëzore, për të mbijetuar politikisht, nuk është e lehtë, për të mos thënë aspak e lakmueshme. Ato poste të larta, në këtë standard politik shqiptar, gjithsesi lakmohen nga njerëz, që nuk kanë mënyrë tjetër për të jetuar, vetëm përmes abuzimit. Politika konfliktuale shqiptare vjen pikërisht nga sëra e këtyre njerëzve me një shkallë intelekti, që të lë për të dyshuar, të blerë nga shërbimet e huaja, dhe që shumica e tyre janë një karrem, në dorën e tjetërkujt. "Përvoja ka treguar se Jozefina nuk lë asnjë shkodran që të ecë përpara..." - më tha një koleg, gazetar i njohur në Shkodër dhe më tej, kur i tregova se Lul Basha më kishte ofruar një punë relativisht të mirë. Dhe duke biseduar me të, kujtuam atë pjesë të viktimave politike të Jozefinës: Pjetër Arbnorin, Ferid Hotin, Gjovalin Bzhetën, Gilman Bakallin, Ardian Palushajn e të tjerë. Në politikën shqiptare është mjaft i njohur fenomeni i "luftës brenda llojit", që Jozefina për të mbajtur postin që ka, e përdor me mjaft ashpërsi dhe pasion prej të marri. Duke emë