E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ministria e Arsimit, po dublon gjykatat"

Partia Socialiste kritikon Ministrine e Arsimit se po merr rolin e gjykates. Deklarata u be nga deputetja socialiste, Ledi Shamku, pas denoncimit dy dite me pare te politizimit antishkencor dhe te patolerueshem te teksteve te historise per shkollat e mesme. "Kerkuam te hiqen menjehere nga qarkullimi keto tekste antikombetare, qe nuk thone as edhe nje fjale te vetme per 14 shekuj themelore te historise sone, nderkohe qe rendin te japin gjykime deri edhe per shperthimin vrastar te Gerdecit, duke e quajtur ate thjesht nje aksident teknologjik", deklaroi Shamku. Keshtu pra, sipas saj, ne kete vend nuk ka me institucione qe bejne punen tyre, pasi Ministria e Arsimit ka marre funksionet e gjykates, duke e shpallur ajo vete, verdiktin per shperthimin e Gerdecit, per te cilin ende nuk ka folur drejtesia. "Nuk po ka institucione, por thjesht sherbetore te zellshem te neo-diktatorit, i cili njelloj si paraardhesi i tij Hoxha, zgjedh ta instaloje diktaturen permes manipulimit te historise kombetare dhe ta perhape kete manipulim, permes edukimit shkollor", thekoi zyrtarja socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›