Ministria e Arsimit rrëzoi propozimin e senatit, diplomat e studentëve si njoftim varrimi

>Ministria e Arsimit mashtron studentët. Zbardhet formati i diplomës korrekte, propozuar nga senati i UT
Studentët e Gazetarisë zbulojnë përgjegjësinë e Ministrisë së Arsimit, e cila ka vendosur tu japë diploma, që siç i quajnë ata, të pavlefshme, madje në atë gradë saqë mund ta krahasojnë vetëm me një njoftim varrimi. Sipas studentëve, hartimi i diplomave të tyre me një sërë probleme në to dhe aspak korrekte për një të arsimuar në universitet, është urdhëruar nga Ministria e Arsimit, e cila nuk ka respektuar formatin e propozuar nga Senati i Universitetit të Tiranës. Diplomat Studentët e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë janë të indinjuar në lidhje me përmbajtjen dhe formën diplomës që është vendosur nga Ministria e Arsimit në përfundimin e ciklit të parë të Kartës së Bolonjës. Kjo është arsyeja për të cilën ata kanë refuzuar tërheqjen e tyre pranë Fakultetit të Histori- Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë një deklarate për shtyp të mbajtur tek Korpusi ditën e djeshme, studentët që kanë mbaruar ciklin 3 vjeçar të Bolonjës, kanë bërë të ditur vërejtjet e konstatuara në diplomat e përgatitura për ta, të cilat për hir të së vërtetës ata nuk dëshirojnë ta quajnë të tillë. Diploma jonë i ngjan më shumë një njoftim varrimi, sesa një diplome të mirëfilltë, në të cilën nuk tregohet vendi dhe titulli për të cilin një i ri ka studiuar për 3 vite, shprehet një student. Studentët kanë paraqitur një sërë vërejtjesh përsa i përket diplomës-certifikatë, në të cilën spikat mungesa e titullit dhe emri i fakultetit ku janë kryer studimet. Sipas tyre, diploma nuk do të tërhiqet derisa ajo të jetë e denjë dhe në përmbajtje të saj të përfshihen edhe kërkesat më minimale të një studenti, i cili ka studiuar për tre vite rresht pranë fakultetit të mësipërm. Nisur nga këto arsye, studentët kanë kërkuar të pajisen me diplomë të rregullt, e cila të përmbajë të gjithë elementët e një diplome të mirëfilltë universitare si titullin, në rastin konkret "Gazetar apo specialist i medias", emrin e fakultetit, si dhe të jetë në formë kartoni si diplomat e brezit të parë të Bolonjës në Gazetari. Studentët kanë kërkuar zgjidhje për këtë problem nga Ministria e Arsimit.
Ja mashtrimi i MASH
Gjatë takimit që studentët e Gazetarisë patën ditën dje me zv/ministren e Arsimit, Adriana Gjonaj, kjo e fundit ka deklaruar se, ne vetëm kemi miratuar formatin që na është propozuar nga Senati i Universitetit të Tiranës, ndërsa sipas studentëve, të cilët kanë publikuar edhe formatin e diplomës së propozuar nga Senati i Universitetit të Tiranës, faktet tregojnë se MASH-i nuk e ka marrë fare parasysh propozimin e Senatit, por e ka detyruar këtë të fundit të veprojë sipas udhëzimit të saj. Propozimi me numër protokolli 1370 që Senati UT-së i ka bërë MASH-it shënon datën, 04.07.2008. Duke mos e marrë parasysh këtë propozim, MASH-i ka dërguar Rektoratit të UT-së një udhëzim më datë 14.07.2008, me anë të të cilit e detyron senatin të formatojë diplomën duke iu fereruar këtij të fundit. Diferenca 10 ditore nga propozimi i senatit dhe udhëzimi MASH-it, vërteton se, studentët e gazetarisë janë përballë një veprimi arbitrar i cili u sfumon tre vite djersë dhe shpenzime. Me këtë udhëzim, MASH-i diskriminon studentët që studiojnë në universitetet publike pasi, për sa i përket universiteteve private, kjo e fundit iu njeh atyre të drejtën ekskluzive të përpilimit të formatit të diplomës që ata ofrojnë. Studentët kanë kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të marrë parasysh kërkesat e tyre, pasi nuk do të reshtin së kërkuari të drejtën deri në përshkallëzim të mëtejshëm të protestave.
******************************
Arsyet e refuzimit të diplomës
1-Diploma e Nivelit të Parë nuk përmban titullin e studimit
2-Nuk përmban emrin e fakultetit ku është studiuar
3-Ka gabime ortografike
4-Nuk ka një formë të besueshme për tregun e punës
5- Është përdorur një standard i dyfishtë për Kartën e Bolonjës. (Brezi i studentëve që kanë studiuar në vitet 2004- 2007 është pajisur me diplomë të rregullt ku jepet dhe titulli i specialitetit)