Ministria e Brendshme: Mbi 1 milion shqiptarë aplikuan për kartat
Ministria e Brendshme bëri dje me dije se deri tani kanë aplikuar mbi 1 milion shqiptarë për kartat e identitetit. Zëdhënësi i këtij institucioni, Fatmir Konja, publikoi shifrat zyrtare se sa është numri i personave që kanë aplikuar për kartat e identitetit vetëm pak ditë larg zgjedhjeve, dhe sa karta identiteti janë prodhuar deri tani. "Ministria e Brendshme informon opinionin publik se numri i qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik arriti në shifrën 1017000 dhe janë prodhuar deri më tani 830 mijë letërnjoftime", tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjatë një komunikimi me median. Në këtë mënyrë fillon të marrë zgjidhje problemi për letërnjoftimet elektronike, pas lehtësirave të krijuara nga Këshilli i Ministrave. Një kartë identiteti do të kushtojë 200 lekë për studentët dhe personat me ndihmë ekonomike dhe 300 lekë për pensionistët. Deri më datën 20 maj kanë tërhequr letërnjoftimet e tyre 490 mijë qytetarë. Ministria e Brendshme u bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet e tyre deri më datën 8 maj, të paraqiten për t‘i tërhequr këto letërnjoftime pranë zyrave të aplikimit.
Janë rreth 300 mijë letërnjoftime të dërguara pranë këtyre zyrave, që presin të merren nga qytetarët që kanë aplikuar për to. "Tashmë procesi është i përhapur në të gjithë territorin e vendit, në 357 zyra të gjendjes civile dhe funksionojnë 502 stacione pune", tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Vlen të theksohet se personat pa karta identiteti nuk do të mund të votojnë dot në zgjedhjet e 28 qershorit në rast se nuk janë të pajisur me pasaportë.