E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat, Bumçi del kundër Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, akuzoi Bashkinë e Tiranës se ka lënë jashtë vëmendjes fatin e 130 nxënësve të shkollës "Isa Boletini" në Kamzë. Bumçi tha se ky kontingjent nxënësish e zhvillon mësimin në një ambient privat, pasi në shkollën e rikonstruktuar nga bashkia nuk ka hapësira për to dhe për më tepër bashkia, sipas tij, refuzon të paguajë qiranë 30 mijë lekë të reja në muaj për ambientet ku mësojnë 130 nxënësit. "Pavarësisht nga rikonstruksioni që i është bërë kësaj shkolle, me ardhjen e klasës së nëntë rezulton që 130 nxënës nuk kanë ambiente ku të kryejnë mësimin. Këtu mësimi kryhet me dy turne dhe pavarësisht kësaj, prapë 130 nxënës nuk kanë ambiente. Ky ambient privat kushton 320 mijë lekë të vjetra në muaj", tha Bumçi. Sipas tij, "iu bë kërkesë Bashkisë së Tiranës, e cila refuzoi të paguante 320 mijë lekë të vjetra në muaj, d.m.th. që nuk është planifikuar në buxhetin e saj. Buxheti i Bashkisë së Tiranës është 70 milionë euro, kryetari i bashkisë refuzoi të paguajë qiranë që kushton 320 mijë lekë të vjetra".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›