E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR zhvillon takim për zgjedhjet

Përfaqësues të ODIHR-it ishin dje në qytetin e Vlorës për t‘u njohur me përgatitjet paraprake të procesit zgjedhor. Ata mblodhën opinione nga përfaqësues të partive politike. Dy nga vëzhguesit afatgjatë që do të monitorojnë gjithë procesin, u takuan me kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ky i fundit premtoi se brenda afatit ligjor do të jenë të afishuara të gjitha listat e votuesve. Në takim ai shprehu dy shqetësime: e para lidhet me ekzistencës e dublikatave, si dhe mospërputhja që është ndërmjet qendrave të banimit dhe qendrave të votimit të zgjedhësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›