E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Më 28 qershor do të rikonfirmohemi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e vijoi turin e saj "Gratë për gratë" në Libofshë të Fierit. Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se 28 qershori do të përsërisë fitoren, atë fitore që të gjithë ne shqiptarët e besojmë, që do të jetë përsëri dhe për arsye se Shqipëria po ndryshon. Duke kritikuar opozitën dhe kryetarin e saj Rama, Topalli theksoi se qeveria nuk është për të marrë leje ndërtimi, nuk është pushteti për të rregulluar anëtarët e kryesisë. "Prandaj them se janë dy botë krejt të kundërta, ajo është bota e trusteve të betonit", insistoi Topalli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›