Qafë-Gjashta, debate mes të pandehurve dhe gjykatës
Mes debatesh të pandehur-gjykatë ka nisur dje seanca e parë në ngarkim të të pandehurve të akuzuar për ngjarjen e ndodhur 11 vjet më parë në Qafë-Gjashtë. Njëri nga të pandehurit, Vladimir Sinani, ka ngritur pretendimin se mbahej pa të drejtë në burg dhe duhej të lirohej sa më parë, ç’ka e detyroi disa herë drejtuesin e trupit gjykues Fran Prendi, që ta paralajmërojë se do ta nxjerrë nga seanca. Dy vëllezërit, Vladimir dhe Mentor Sinani, deklaruan dje se ata i kanë rrëmbyer dhe se nuk e ndienin veten fajtorë. “Ka drejtësi në këtë shtet a s’ka, deri sa më morën këtu, le të më nxjerrin”, - është shprehur i pandehuri Vladimir Sinani. Gjithashtu, replika u shkëmbyen edhe për shkak të pretendimit të të pandehurve se donin të mbroheshin nga të njëjtët avokatë, që i kanë mbrojtur gjatë procesit hetimor. E drejtuar nga gjyqtari Fran Prendi, kjo seancë e parë u shty, pasi togat e zeza u dhanë mundësinë të pandehurve të zgjedhin apo të kenë të pranishëm avokatët e zgjedhur gjatë procesit gjyqësor. Nga 10 të akuzuarit e masakrës së Qafë-Gjashtës, në seancë ndodheshin vetëm gjashtë, pasi 4 prej tyre gjykohen në mungesë, për shkak se janë ende në kërkim. Të pandehurit akuzohen për ngjarjen e ndodhur më 4 mars të vitit 1997, në Qafë-Gjashtë të Sarandës, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri u vra punonjësi i Policisë së Shtetit, Gjergj Mehmeti, si dhe u plagosën dy të tjerë, një prej të cilëve edhe ish-shefi i Krimeve, Sokol Bizhga. Në këtë proces gjyqësor, të pandehur janë shtetasit Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Çipa, Edmond Sejko, Arben Këndezi, Agron Qurku, Mikel (Flamur ose Vladimir Këndezi), Aleksandër Bala dhe Riston Llapa, të cilët akuzohen për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj punonjësit të policisë gjatë detyrës, të kryer në bashkëpunim, "vrasje në rrethana të tjera cilësuese", të mbetur në tentativë, ndaj punonjësve të policisë gjatë detyrës etj.
Ngjarja
Nga hetimet ka rezultuar se viktima Gjergji Mehmeti së bashku me shtetasit Sokol Bizhga, Myzafer Blushi dhe Eduart Aliaj, të gjithë efektiva të Komisariatit të Policisë Vlorë, me urdhër të ish–zv.ministrit të Brendshëm, njëkohësisht dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu, janë nisur për në drejtim të qytetit të Sarandës, me qëllim ringritjen e komisariatit të policisë së këtij qyteti. Rreth orës 08:00, punonjësit e policisë me autoveturën tip “Mercedez-Benz 240 D”, në pronësi të Myzafer Blushit, janë nisur nga Vlora për në drejtim të Sarandës. Sapo kanë arritur në Sarandë, kanë vajtur në komisariat, por kanë konstatuar se ka qenë i djegur plotësisht dhe rreth tij nuk ka pasur asnjë punonjës policie. Pas këtij momenti, kanë komunikuar në telefon me zv.ministrin për situatën në të cilën ndodhej Komisariati i Policisë Sarandë, i cili nuk mundej që të riorganizohej dhe kanë vendosur që të largohen. Në Sarandë rastësisht takohen me shtetasit Lefter Blushi, Genci Blushi (familjarë të punonjësit të policisë, Myzafer Blushi) dhe Krenar Ferunin, të cilët do vinin për në Gjirokastër. Rreth orës 12:30 – 13:00, kanë vazhduar rrugën për në dalje të qytetit të Sarandës, por në momentin që kanë vajtur tek nënstacioni elektrik i qytetit të Sarandës (i cili ndodhet në dalje të qytetit për nga drejtimi i lëvizjes së punonjësve të policisë) i ka parakaluar një makine tip “Mercedez-Benz 190”, me ngjyrë jeshile dhe me targa të Sarandës, brenda të cilit kanë qenë tre persona. Ky automjet iu ka prerë rrugën dhe ka ndaluar rreth 4-5 metra para autoveturës së punonjësve të policisë. Prej aty ka zbritur pasagjeri që ndodhej i ulur në sediljen e parë, i cili në dorë ka pasur dhe një armë automatike tip “Kallashnikov”. Ky person, është afruar tek automjeti i punonjësve të policisë, ka komunikuar me ta dhe i ka pyetur se kush ishin dhe ku do venin, këtij personi i është përgjigjur Sokol Bizhga, duke iu prezantuar në emër, gjithashtu i ka thënë se ishin punonjësit e policisë së Vlorës. Nga automjeti me targa të Sarandës, për të parë se çfarë po ndodhte me shokun e tyre kanë dalë dhe dy personat e tjerë, konkretisht pasagjeri i sediljes së pasme dhe drejtuesi i automjetit. Në këtë moment ka ndodhur dhe një shkëmbim zjarri, ku për pasojë drejtuesi i automjetit me targa të Sarandës largohet me shpejtësi për në dalje të qytetit të Sarandës, rrugë e cila të shpie edhe në Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit të Sarandës ka qenë dëshmitari Armand Hysi, pasagjer në sediljen e parë, i pandehuri Edmond Sejko (i thirrur ndryshe “Bubeqi”) dhe në sediljen e pasme ka qenë dëshmitari Fatos Mahmutaj. Duke u ndodhur në një situatë të tillë dhe duke menduar se rrugës mund të ndesheshin me njerëz të tjerë të armatosur, punonjësit e policisë kanë futur në automjetin e tyre të pandehurin Edmond Sejko dhe shtetasin Fatos Mahmutaj, me të vetmin qëllim për të siguruar kalimin e tyre pa probleme nga Saranda. Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasi Armando Hysi në momentin që ka arritur në vendin e quajtur “Qafa e Gjashtës”, pikërisht tek karburanti i shtetasve Stefan dhe Niko Vaso (i cili ndodhet rreth 200-300 m nga nënstacioni elektrik), ka komunikuar me grupin e personave të armatosur sarandjot, që kanë qenë në karburant dhe iu ka thënë se një automjet me targa të Vlorës, me disa persona të armatosur kanë marrë peng Edmond Sejkon (Bubeqin) dhe kunatin e tij, Fatos Mahmutaj dhe pas këtij momenti, largohet për në drejtim të fshatit Metoq të Sarandës, ndërsa personat e armatosur që ndodheshin tek karburanti, janë pozicionuar në pritje të automjetit me targa të Vlorës. Pas disa minutash, punonjësit e policisë me automjetin e tyre kanë vajtur në vendin e quajtur “Qafa e Gjashtës”, por kur afrohen rreth 50 m para pikës së karburantit të vëllezërve Vaso, janë gjendur përballë një sulmi me armë zjarri, pikërisht nga grupi i personave të armatosur, të cilët kanë qenë të pozicionuar rreth karburantit. Të ndodhur në një situatë të tillë, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin pas një kamionçine të parkuar rastësisht në anë të rrugës dhe me qëllim kalimin e rrugës pa ndonjë problem, ka zbritur nga makina i paarmatosur Sokol Bizhga dhe i është drejtuar grupit të personave të armatosur me fjalët: “Jam shefi i Policisë Kriminale të Vlorës, jemi lebër, jemi vëllezër, prandaj mos qëlloni”. Por nga ana e personave që ndodheshin tek karburanti ka vazhduar sërish që të qëllohej me armë. Pas këtij momenti, punonjësit e policisë kanë kërkuar nga personat që kishin në automjetin e tyre, pikërisht nga i pandehuri Edmond Sejko dhe shtetasi Fatos Mahmutaj, meqenëse ishin sarandjotë të venin tek personat e armatosur që ndodheshin tek karburanti dhe të negocionin me ta, që të largoheshin pa ndonjë problem në drejtim të Gjirokastrës. Por, në momentin kur i pandehuri Edmond Sejko dhe shtetasi Fatos Mahmutaj kanë vajtur në afërsi të personave të armatosur, i pandehuri Edmond Sejko, jo vetëm që nuk ka negociuar, por ju ka thënë fjalën “Tufjani”, ky ka qenë dhe momenti në të cilin personat e armatosur kanë vazhduar sërish duke qëlluar me breshëri armësh zjarri, në drejtim të punonjësve të policisë, ku për pasojë, pas rreth 10-15 minutash shkëmbim zjarri ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë, Gjergji Mehmeti. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, punonjësit e policisë, Myzafer Blushi dhe Sokol Bizhga, kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa punonjësi tjetër i policisë, Eduart Aliaj, nuk ka arritur që të largohet, por është kapur nga personat e armatosur, i cili është mbajtur peng dhe keqtrajtuar për disa ditë në qytetin e Sarandës. Më pas, personat e armatosur i kanë vënë flakën makinës ku ndodhej trupi i punonjësit të policisë, Gjergji Mehmeti.
Dëshmitarët
67 do të jenë dëshmitarët që do të thirren në cilësinë e dëshmitarëve të akuzës në Gjykatën e Krimeve të Rënda për procesin gjyqësor të 10 të pandehurve, të dyshuar si autorë të ngjarjes së 11 viteve më parë në Qafë-Gjashtë. Ata do të rindërtojnë ngjarjen e 4 marsit të vitit 1997, ku disa persona të armatosur vranë punonjësin e policisë, Gjergji Mehmeti, si dhe plagosën dy të tjerë, të cilët ishin duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Sarandës. Në listën e personave që do të thirren për të dhënë deklarimet e tyre janë edhe ish-drejtuesit e komisariatit Vlorë në atë kohë, të cilët dhanë edhe urdhrat për lëvizjen e grupit të efektivave të policisë nga njëri qytet në tjetrin. Një nga dëshmitarët, të cilët do të japë shpjegime është edhe ish-zv.ministri i Brendshëm, njëkohësisht dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Shumë prej të pandehurve janë arrestuar një vit më parë në një operacion të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.