Pronat e Fazlliç, avokatët nisin përballjen me prokurorët në gjykatë
Procesi për kundërshtimin e sekuestrimit të pronave, llogarive bankare dhe dokumenteve për dy shoqëritë e Damir Fazlliç ka nisur dje në Gjykatën e Tiranës. Përballë togave të zeza dhe prokurorëve të çështjes kanë qenë dy avokatët e biznesmenit serbo-boshnjak, Genc Gjokutaj e Ibrahim Lahi, ky i fundit i pajisur me prokurë së fundmi nga klienti i tij. Sipas avokatëve, Genc Gjokutaj dhe Ibrahim Lahi, baza ligjore e sekuestrimit nga ana e prokurorisë është e pabazuar në ligj. Më tej, në kërkesën e tyre, ata kanë argumentuar se nëpërmjet këtij sekuestrimi kërkohet domosdoshmërish ekzistenca e një krimi. Sipas mbrojtjes, vepra penale për të cilën dhe e akuzon prokuroria Damir Fazlliç, krijon produkt të një vepre tjetër penale, ku pa vërtetuar lidhjen e krimit, nuk mund të bëhet fjalë për pastrimin e tij. Në kërkesën e drejtuar gjykatës, mbrojtja bënte të ditur se Prokuroria e Tiranës kishte regjistruar procedimin penal me numër 3353 në ngarkim të Damir Fazlliç për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Pas regjistrimit të procedimit penal, prokuroria ka marr vendimin për sekuestrimin e llogarive bankare, të depozitave bankare, si dhe të dokumenteve të regjistrimit të këtyre kompanive. Nga ana tjetër, mbrojtja ka bërë me dije se kërkonte të shqyrtohej vetëm kërkesa për dy shoqëri të Damir Fazlliç, ajo “Crown Acquisitions” dhe “Alfa” sh.p.k., ndërsa është kërkuar përjashtimi nga kërkesa për 6 shoqëritë e tjera. Pas leximit të kërkesës nga avokatët, dy prokurorët që po kryejnë edhe hetimet për Fazlliç i kanë kërkuar kohë gjykatës të paktën 10 ditë për të përgatitur mbrojtjen e tyre, si dhe për të paraqitur prova në seancë, të cilat janë të fotokopjuara, por që do të ballafaqohen me origjinalin.
Statusi i shoqërive
Gjatë zhvillimit të seancës së djeshme gjyqësore, nga prokurorët u bë i ditur ndryshimi i statusit të dy kompanive të Damir Fazlliç, nga sh.p.k. në sh.a. Pra, sipas prokurorëve, këto dy kompani nuk janë më shoqëri të kufizuara, por janë shoqëri anonime. Ndryshimi i statusit ka sjellë edhe dyshime te gjykatësi i çështjes për bllokimet që janë kryer nga prokuroria. Avokati mbrojtës i Fazlliç, Genc Gjokutaj, i bëri të ditur gjykatës gjatë seancës së djeshme se prokuroria duhej të përcaktonte se kë kompani ka sekuestruar, pasi edhe vetë ndryshimi i statusit është bërë para sekuestrimit të këtyre kompanive. Pasi janë parë edhe nga ana e gjykatësit të çështjes vendimet e sekuestrimeve të pasurive, prokuroria ka bërë me dije se është i vlefshëm vendimi i sekuestrimit. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 17 dhjetor, ora 10:00, në Gjykatën e Tiranës. Hetimet ndaj Fazlliç nisën në datën 8 tetor të këtij viti, kur ai erdhi në Shqipëri për një intervistë në një nga televizionet shqiptare. Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal dhe urdhëroi ndalimin e tij në momentin që 33-vjeçari boshnjako-britaniku sapo ishte nisur me avionin e tij “Çarter”.