Prokurorët e çështjes “Fort Dix” paraqesin prova kyçe
Për më shumë se dy javë, hetuesit në gjyqin e pesë të dyshuarve për terrorizëm në Nju Xhersi panë një sulm të mirë të avokatëve të mbrojtjes për dëshmitarin e tyre, një informator të FBI-së të infiltruar në grup. Kështu që kur dy nga asistentët e avokatëve amerikanë përmblodhën çështjen para dy ditësh, ata u përpoqën të rifokusonin jurinë te disa nga provat e tyre më të forta. Pala akuzuese tregoi fotografi të të akuzuarve, tek të cilat ata shfaqeshin duke gjuajtur me pushkë disa tullumbace që përfaqësonin koka njerëzish. Sa herë që paraqitej ndonjë video e re, mbrojtja kërkonte të neutralizonte impaktin e saj, duke e paditur dëshmitarin se videot nuk janë ilegale për t’u regjistruar dhe nuk ka asnjë gjë që i lidh të akuzuarit me aktet e dhunshme në ekran, pasi ato janë improvizime. Rocco Cipparone, avokati i jordanezit Shnewer, tha se shumica e videove të sulmeve të improvizuara apo të shkarkuara nga interneti janë bërë në kohën kur informatori i FBI-së, Mahmoud Omar, ishte futur në grup dhe vazhdonte presionet dhe shtytjet për kryerjen e planit final. Përveç Shnewer, të pandehurit e tjerë janë tre vëllezërit shqiptarë, Shain, Eljvir dhe Dritan Duka, si dhe Serdar Tatar nga Turqia. Secili nga ata është deklaruar i pafajshëm dhe se nuk kanë pasur asnjë konspiracion, përveç atij të frymëzuar nga informatorët e FBI-së. Prokurorët gjithashtu shtruan edhe bazën e një prej dëshmive që do të bëhet të hënën që vjen nga Besnik Bakalli, një tjetër emigrant shqiptar dhe informator i FBI-së i paguar për t’u bërë mik dhe informues për vëllezërit Duka.
Zbulimi i të ashtuquajturës organizatës terroriste "Ft. Dix Six" u bë nga infiltrimi i Mahmut Omarit nga Egjipti dhe Besnik Bakallit me origjinë shqiptare, që bënë të mundur kapjen e të akuzuarve për sulm terrorist ndaj bazës ushtarake në Xhersi. Prej majit 2006 deri maj 2007, të dy agjentët kanë raportuar raste kur personat merrnin nën vëzhgim bazën, kryenin përgatitje ushtarake, të cilat i filmonin apo grumbullonin në mënyrë ilegale municione. Serdar që kishte punuar në picerinë ku ortak ishte Dritan Duka në Nju Xhersi, deklaronte se kishte shpërndarë shpesh pica në bazë dhe ai e njihte atë, si dhe dinte mënyrën për të hyrë dhe dalë prej andej. Ai identifikohet shpesh si udhëheqësi i grupi. I përgjuar nga CW-1, Mohamad Shnewer ka pohuar se së bashku me vëllezërit Duka do të godisnin bazën, por ai që i udhëhiqte ishte Serdar. Dritan Duka në një bisedë të incizuar thotë se Serdar kishte "vetëm një mendim, të vriste sa më shumë ushtarë amerikanë". Biseda e fundit është regjistruar nga agjenti CW-1 me Dritan Dukën, ku të dy kanë diskutuar për blerje armësh dhe daton 27 prill 2007, pak ditë para arrestimit.