E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi viziton Universitetin në Stamboll, ku ka studiuar i ati

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mbylli dje vizitën e tij dyditore në Turqi me një vizitë në Universitetin e Bosforit, ku u prit nga rektori, prof. dr. Kadri Ezcaldiran në zyrën e Presidentit dhe Qendrën e Konferencave. Presidenti Topi pa nga afër godinat, mjediset dhe kampusin universitar, ku ka studiuar dikur dhe i ati i tij, si dhe u njoh nga shoqëruesit gjatë kësaj vizite me historikun dhe disa prej kurrikulave kryesore të këtij universiteti. Kryetari i shtetit u takua dhe u përshëndet me disa studentë shqiptarë që ndjekin studimet e larta në këtë institucion arsimor. Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Topi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Universitetit me famë të Bosforit, të themeluar që më 1863 nga misionari amerikan, Sajrus Hemlin. Vizita e Presidentit Topi, së bashku me Zonjën e Parë dhe delegacionin që i shoqëron përmbyllën vizitën zyrtare dyditore me një vizitë në pallatin historik “Dollmabaçe”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›