KQZ, përfundon instalimi i kamerave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që të instalojë teknologjinë mbështetëse në procesin e numërimit të votave në 66 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Instalimi i kamerave mundëson që KQZ, direkt nga qendra, të mund të kontrollojë dhe njëkohësisht të shpallë rezultatin online në 12 qarqet e vendit. Instalimi i kamerave është një risi në Kodin Zgjedhor dhe një ndër pikat ku do të mbështetet KQZ dhe partitë politike për të parë drejtpërdrejtë dhe të filmuar procesin e numërimit të votave, mjaft të kontestueshëm në 18 vitet tranzicion në Shqipëri. Në rast se ndonjë parti do të ketë kontestime për rezultatin, e sidomos me atë që varet nga procesi i numërimit të votave, do të mund të marrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kasetën ku është filmuar i gjithë procesi. I gjithë projekti ka kushtuar rreth 1.5 milionë euro, ndërsa KQZ është përpjekur të gjejë kushtet e favorshme për instalimin e tyre.
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje në shqyrtim kërkesën e disa shoqatave dhe OJF-ve për të pasur vëzhgues pranë qendrave të votimit dhe atyre të numërimit të votave gjatë ditës së zgjedhjeve. Po dje u miratua edhe kërkesa e lëvizjes "Mjaft!" për të pasur vëzhguesit e saj. Kjo kërkesë u shqyrtua edhe më parë nga Komisioni, por vendimi u shty për më vonë për shkak të disa pasaktësive. Dje, drejtuesja e koalicionit për vëzhguesit vendorë, Gerta Meta, paraqiti pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ku konfirmonte se vëzhguesit e lëvizjes "Mjaft!" do të ishin pjesë e këtij koalicioni. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, shprehur sërish pakënaqësi, por përfaqësuesi juridik i PS-së, Genci Gjonçaj u shpreh se debati është i panevojshëm ndaj miratimi duhej bërë sa më parë.