E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, nisin sot provimet e sezonit të vjeshtës

Datat e sezonit të vjeshtës ku mund të shlyhen provimet e mbartura, pothuajse në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës do të jepen nga data 7 deri më datë 15 shtator. 

TIRANE- Kjo javë do të jetë e ngjeshur me provime për studentët që kanë lënë provime në vjeshtë. 
Datat e sezonit të vjeshtës ku mund të shlyhen provimet e mbartura, pothuajse në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës do të jepen nga data 7 deri më datë 15 shtator. Ndërsa ata studentë që kanë për të dhënë provimin e diplomës, e kanë datën më 25 shtator. Ndërkohë që data të njëjta janë edhe për Universitetin Politeknik, si dhe atë të Shkencave të Natyrës. Studentët duhet të kërkojnë pranë sekretarive datat që kanë shpallur pedagogët e tyre kur kanë për të dhënë provim, dhe më pas të përzgjedhin një prej datave se kur do hyjnë. Regjistrimi duhet të bëhet vetëm në rast përmirësimi të notave, për provimet e tjera që studentët i kanë me notën 4, apo nuk janë paraqitur, nuk është e nevojshme që t’i regjistrojnë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›