Ministria e Brendshme: Rreshjet fryjnë Kirin e Gjadrin
SHKODER- Fillojnë përsëri përmbytjet në Shkodër. Rënia e Reshjeve të shiut për 23 ditë resht ka vënë në lëvizje mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, mësohet se aktualisht po shkarkohet nga H/C i Vaut të Dejës 1300 m3/s ujë. Ndërsa prurje të shumta ka nga lumenjtë, vetëm Kiri rreth 800 m3/s, nga lumi Gjadër rreth 200 m3/s. Niveli i hidrometrit të Dajçit është 6,55 m, ndërsa i Urës së Bunës 8,55 m.
Rezervuari i Shtodrit është i mbushur me kapacitet të plotë dhe për këtë shkak ka filluar të lëshohet ujë nga portat fundore dhe katastrofike të këtij rezervuari.
Kjo situatë ka krijuar probleme në lagjet periferike të qytetit Shkodër, si në Bahçallëk, Ajasëm, Livadhe, Lagja “Mar Lulaj”. Po kështu probleme ka në fshatrat Kuç dhe Vukatanë të Komunës Guri i Zi, në fshatin Obot të komunës Ana e Malit si dhe në Dajç.
Në mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile që u drejtua nga Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha, u morën disa vendime për të përballuar situatën e vështirë që po krijohet.
(m.a/BalkanWeb)