Rama: Gati projekti për sheshin, shpronësimi peng i qeverisë
TIRANE- Një grup nxënësish të kryeqytetit u pritën këtë të mërkurë nga kryebashkiaku Edi Rama. Gjatë takimit, të rinjtë u njohën nga kryebashkiaku Rama me projektet urbanistike të qytetit. Rama tha se projekti për sheshin Skënderbej pritet të fillojë zbatimin por pengesë për të është bërë mos lëshimi i fondit nga qeveria për shpronësim e pronarëve.
“Në rastin sheshit Skënderbej ne nuk kemi pasur nevojë që të kërkojmë në Këshill sepse është një fond i dhuruar nga qeveria Kuvajtjane por ndërkohë presim që qeveria shqiptare të nxjerrë fondin për një shpronësim në rrugën që do të kalojë unaza e vogël në mënyrë që qarkullimi i makinave të vazhdojë normalisht dhe puna për sheshin të fillojë duke ndaluar qarkullimin e makinave sepse në shesh nuk do ketë më makina” theksoi Rama.
Nxënësit e kryeqytetit gjatë takimit me Ramën u njohën me qeverisjen vendore, punën e bashkisë gjatë këtyre viteve, projektet e realizuara dhe ato të planifikuara.
(e.n/News24/BalkanWeb)