E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme, kontroll nga ajri per kultivimin e kanabis satives

BERAT- Dyshimet per kultivim bimesh narkotike ne zonat e thella malore te Beratit, kane bere qe Ministria e Brendshme te ndermarre nje aksion kontrolli nga ajri. Paraditen e djeshme nje mjet helikopter i Ministrise se Brendshme, ka qarkulluar ne te gjithe qarkun duke zhvilluar keshtu nje kontroll, per te evidentuar zonat e dyshuara ku mendohet se kultivohen bime narkotike. Burime zyrtare te Komisariatit te Policise Berat, bejne me dije se Ministria e Brendshme, i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se ketij organi per zhvillimin e nje aksioni nga ajri, ne te gjithe territorin e qarkut. Mjeti ka fluturuar dje per ore te tera mbi fshatrat e thelle malore te Beratit e Skraparit, ku relievi i thyer e bene te pamundur zhvillimin e nje kontrolli ne rruge tokesore, duke e kaluar ne "site" te gjithe fshatrat e thelle malore. Specialistet e antidroges qe kane qene pjese e ketij aksioni, kane pare gjithe siperfaqet e zonave te thella malore, ku dyshohet se kultivohen bime narkotike. Qe prej ores 10: 00 deri ne ores 13:00, mjeti ka pershkuar gjithe fshatrat e thelle malore duke verifikuar parcelat e mbjella nga banoret e zones. Ne lidhje me rezultatet e ketij aksioni sipas burimeve te policise, nuk mund te flitet pasi kjo eshte vetem faza e pare e verifikimeve dhe gjithcka do te vazhdoje me goditjen e ketij trafiku. Per te mbajtur te fshehte zhvillimet e metejshme te ketij aksioni, nuk behet e ditur ende sa ka qene numri i parcelave ne zonat e thella malore, kryesisht te Skraparit, ku kultivohen bime narkotike.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›