E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri riparalajmeron: Ligje te forta ndaj krimit

Te gjithe femijet e policeve te rene ne krye te detyres, do te marrin page te plote deri ne moshen 18 vjec. Kryeministri Sali Berisha, i kerkoi dy dite me pare ne mbledhjen e qeverise ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, qe te ndryshoje statusin e policeve te rene ne krye te detyres. Sipas kreut te qeverise, femijet e tyre do te marrin pagen e plote deri ne mbushjen e moshes. Kryeministri propozoi qe me statusin e ri, femijet e policeve te rene ne krye te detyres, te perfitojne pagen e plote deri ne moshen 18 vjec dhe pas kesaj periudhe, bashkeshortet te marrin pensionin e tyre. Po keshtu ai kerkoi edhe shperblimin e oficereve te tjere, te cilet moren pjese ne operacionin per asgjesimin e bandes kriminale te Dritan Dajtit. Nga ana tjeter, kryeministri propozoi edhe rishqyrtimin e te gjitha ligjeve te vendit, per luften kunder krimit. Sipas tij, ligjet do te rishikohen per te goditur sa me shume krimin, por ne menyre te vecante, ekonomine qe krijon. "Do t'i rikthehemi prape ligjit. Ai qe nuk i del zot pasurise, duhet te dridhet nga pasuria e tij. Ai qe i del zot ta gezoje, ta shumoje cdo dite e me shume",- tha kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›