Ministria e Brendshme: Është rritur niveli i ujrave
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministria e Brendshme publikoi informacionin e fundit në lidhje me gjendjen në zonat e përmbytura në Shkodër duke pohuar se aktualisht, numërohen: tokë e përmbytur 10270 hektarë, persona të evakuuar 3752 banesa të përmbytura 2175. Sipas ministrisë, Komiteti Ndërministror nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha u mblodh në mesditë në Shkodër për të analizuar situatën në zonat e përmbytura. Ministri i Brëndshëm Lulzim Basha raportoi për situatën në zonat e përmbytura dhe për operacionet për evakuimin e banorëve dhe sistemimin e tyre në qëndrat pritëse si dhe në banesat e të afërmve të tyre. Komisionin i Emergjencave Civile të Qarkut pritet të evidentojë të gjitha familjet pritëse që kanë strehuar banorët e zonave të përmbytura, për tiu mundësuar furnizimin me ushqime dhe me mjetet e domosdoshme për një jetesë normale të këtyre familjeve”, thuhet në raport. Në dispozicion të personave të evakuuar janë 4 konvikte të shkollave profesionale dhe konvikti i Universitetit të Shkodrës, reparti ushtarak në Rrenc si dhe ambjentet e 18 hoteleve në Shkodër dhe Velipojë.
Sipas Ministrisë së Brendshme mësohet se shërbimet shëndetësore në zonat e përmbytura vazhdon shërbimi 24 orësh, nuk kemi rritje të sëmundshmërisë. Në Komunën e Anës së Malit vazhdon shërbimi 24 orësh, nuk kemi rritje të sëmundshmërisë. Dy lagjet që ndodhen buzë lumit Drin, Bahçallëk dhe Ajasëm, situata shëndetësore është nën kontroll. Për pritjen e popullatës së evakuuar funksionojnë të gjitha qendrat e pritjes dhe tashmë është futur në efiçencë shërbimi shëndetësor pranë këtyre qendrave sipas grafikut të parapërgatitur. Ndërsa në qarkun e Lezhës situata është e normalizuar. Vazhdon monitorimi dhe investigimi i situates, deri në normalizim të gjendjes higjieno sanitare të post-emergjencës.
Sipas të njëtave burime mësohet se aksi nacional Shkodër-Tiranë, në vendin e quajtur Harku i Bërdicës është përkohësisht i bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve për në Tiranë kryhet në drejtimin Kryebushat-Mjedë- Guri Zi-Shkodër dhe anasjelltas.
Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqendruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja. Ndërkohë vazhdojnë rtë jenë mbahen të izoluara zonat ku paraqitet rrezikshmëri e lartë.
Shkodër
Zonat nën ujë
Bashkia Shkodër 250 ha 148 320
Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1370 ha 230 180
Komuna Velipojë 2000 ha 25 50
Komuna Bërdicë 1800 ha 350 130
Komuna Guri Zi 650 ha 689 200
Komuna Bushat 1700 ha 300 100
M.Madhe 500 ha 10 8
Gjithsej 10270 ha 3752 persona 2175 shtëpi
Tabela me të dhqnat e KESH-it për tre hidrocentralet:
kuota max / kuota aktuale / shkarkimet / prurjet
Fierza / 296 m / 292.5 m / 1116 m3/s / 1200 m3/s
Koman / 175 m / 173 m / 1960 m3/s / 530 m3/s
V. Dejës / 76 m / 75 m / 2300 m3/s / 230 m3/s
Ky lajm është publikuar: 09/01/2010