Guercio: “Fat që Drini është me tre kaskada”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Situata në Fierzë është përmirësuar, madje nuk paraqet më asnjë rrezik. E vetmja gjë që i mbetet Shqipërisë është të ndërtojë hidrovore për pastrimin e ujit në zonat e përmbytura. Në asnjë rast situata nuk mund të parandalohej. Shqipëria ka specialistë dhe inxhinierë shumë të specializuar dhe kanë zbatuar çdo gjë në mënyrë rigoroze. Kjo situatë do të mund të evitohej vetëm nëse do të ishin zbatuar propozimet tona. 30 vjet më parë do ishte evituar, por në këtë situatë asnjë nuk do ishte parandaluar”, ky ka qenë përfundimi i specialistit italian Roberto Guercio pas njohjes me situatën në Fierzë e në zonat e përmbytura.
Z.Guercio, nëse shtohen reshjet në zonën e digës a shtohet rreziku i shembjes së saj?
Absolutisht jo. Diga është shumë e sigurt, nuk ka asnjë mundësi për rrëzimin e saj, apo për ta bërë situatën me problematike. Por, ne po ofrojmë ndihmë jo vetëm për mbrojtjen e situatës, por edhe për një tryezë ekspertësh që situata të përmirësohet. Dua të theksoj se marrëdhëniet shumë të mira me Ministrin e Jashtëm italian dhe atij shqiptar kanë ndikuar në ndihëm tonë të shpejtë.
A janë shkarkuar digat me vonesë apo kjo ishte e gjitha që mund të bënim?
Unë dua të them se shkarkimi i ujit është bërë në kohë, sipas modaliteteve duke pasur parasysh kushtet e motit.
Por, duhet bërë më shumë punë në modernizimin e digave në Shqipëri si në Evropë?
Unë ju kujtoj një tragjedi në hidrocentralin, ku ndodhi një tragjedi në 1963 ku humbën jetën 2 mijë persona në hidrocentralin e Vantojnit.
A ka një situatë të ngjashme në Shqipëri?
Absolutisht jo, nuk ka asnjë paralelizëm. Duhet të theksoj se kjo tragjedi ndodhi kur diga ishte në ndërtim dhe kishte një sasi të madhe uji që shpërtheu gjatë provës. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ndërsa, në lidhje me digën e Fierzës ajo është në funksion prej 30 vjetësh ajo nuk është e krahasueshme me atë të Vajontit. Nuk ka krahasim.
Sistemi ka nevojë për ndërhyrje në vendin tonë, pra cilët janë këto?
Dua të theksoj se modernizimi është i mundshëm në të gjitha hidrocentralet se ata kanë shumë vite punë, por situata është e thjeshtë dhe asnjë nuk rrezikon. Ne mund të themi se burimet hidrike mund të përdoren në mënyrë më të modernizuar siç është ajo satelitore. Por, nuk mund të flasim për modernizim kur duhet të ruhet siguria.
Këto ditë është folur për një portë në tunelin 3, kjo nuk duhet të hapet se përbën rrezik. A keni informacion për këtë?
Në tunelin nr 3 në Fierzë, i cli është i mbyllur por prurjet janë ulur dhe nuk ka emergjencë për hapjen e tij. Në kushte normale ai mund të hapet. Në projektin e digës nuk parashikohet pastrimi i sipërfaqes, por pastrimi përmes tuneleve. Kjo që ka ndodhur është korrekte por në të gjithë botën është e nevojshme që ujërat të shkarkohen në mënyrë sipërfaqësore, por kjo ndodh vetëm kur të përmirësohet situata, sepse nuk është e nevojshme tani. Kemi parasysh se diga në këtë moment duhet të përdoret në një nivel të ulët uji ndërsa pastrimi duhet të bëhet në një moment tjetër. Kam pasur mundësinë të njoh shumë inxhinierë shqiptarë, të cilët kanë treguar profesionalizëm të lartë në punën e tyre.
Kur mund të kemi një normalizim të sitatës dhe mbyllje të portave të Fierzës?
Është vështirë të thuhet një gjë e tillë. Kemi parashikime të motit që thonë sot ose nesër mund të pushojnë shirat ka parashikime më të largëta që tregojnë ndryshime. Kjo asnjëherë nuk mund të parashikohet. Brenda një muaji gjithçka do jetë e normalizuar në të gjitha zonat edhe në ato të përmbytura.
Për këtë 1 muaj do jenë portat të hapura?
Nuk është ky problemi. Zona në të cilat ka rënë më shumë shi nuk ka infrastrukturë, që ai të largohet duke e mbajtur atë aty. Prandaj mendojmë se është ë nevojshme të hapen kanale ose të ndërtohen hidrovore për të pastruar ujin. Për sa i përket digave mendojmë se nga java tjetër do të kemi një parashikim të saktë të motit për të llogaritur kur do jenë të nevojshme ndërhyrjet dhe kur do mbyllen portat.
Ish-ministri i energjetikës është shprehur se gjendja nga Koman është më dramatike?
Mund të them se i kam parë të tre digat dhe të konfirmoj se sipas punimeve sipas situatës aktuale sipas dosjes së ndërtimit nuk ekziston asnjë rrezik në to. Natyrisht Shqipëria në harkun kohor të viteve të fundit ka bërë progres, por nuk ka pasur mundësi të ndërhyjë në sistemin hidrik. Italia është e gatshme të vërë në dispozicion të Shqipërisë gjithë teknologjinë për të investuar e siguruar të gjithë sistemin. Prezenca ime këtu në Shqipëri dhe ndihma që jap këtu nuk është një episod, por ne do të organizojmë tryeza teknike. Berluskoni është shprehur se do ta mbështesë Shqipërinë deri sa të keni nevojë për këtë sektor.
Kjo do të thotë se do të ndihmohemi edhe në ndërtimin e hidrocentraleve?
Kemi disa hipoteza për të modernizuar hidrocentralet aktuale, por meqë ne kemi prirjen të ndihmojmë komunitetin, pse jo kompanitë italiane mund të investojnë këtu.
Nuk është një mister që Zvicra dhe Shqipëria kanë të njëjtën situatë, ato nuk janë anëtarë të BE-së dhe kanë të njëjtën nevojë?
Distanca e vogël me Italinë e bënë atë të jetë në qendër të vëmendjes për investime, por mund të vijnë firma shqiptare. Është një interes dypalësh dhe jo një bamirësi.
A keni gjetur mbështetjen e palësh shqiptare për këtë?
Unë mendoj se autoritet shqiptare kanë qenë shumë të hapura dhe bashkëpunuese, por është e kuptueshme që secila palë do të mbrojë interesat e saj.
Është diskutuar për centralet bërthamore si e vlerësoni ju këtë?
Duhet të them se të gjithë centralet bërthamorë nuk do të jenë në gjendje pune edhe 15 vjet pas ndërtimit. Ama të gjitha sistemet kanë nevojë të kenë të gjitha burimet, nga termiket dhe nuklearet për të qenë funksionale. Është një miks produktiv. Kjo shërben për të balancuar çmimet e energjisë. Vendi që ka më shumë burime bërthamore është Franca. Prodhimin e energjisë e kontrollojnë burimet hidrike, ndërsa nuklearja do të prodhohet ditë natë njësoj, prandaj duhet të alternohen të dyja.
Është e interesuar Italia në këtë projekt?
Italia është një vend që po hyn në fazën nukleare, ne dolëm nga kjo energji në vitet 80. Ne do të ndërtojmë katër të tilla në Itali por do të shqyrtojmë edhe këtë. Nëse në Drin nuk do ishin tre kaskada do kishte qenë një fatkeqësi shumë e madhe, sepse funksioni i digave është të tërheqë pjesën e reshjeve, kur bie shumë dhe ta lëshojë kur nuk ka.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2010