Urgjenca për Korridorin 8, firmoset memorandumi

Korridori 8 është sot një ftesë urgjente për t’u bërë realitet sa më parë. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri shqiptar Sali Berisha, në një konferencë të posacme kushtuar këtij projekti të madh infrastrukturor, ku të pranishëm kanë qenë ministrat e transportit nga të gjithë vendet ku kalon ky korridor.
“Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që të vendosim për hapa konkrete për ndërtimin e këtij korridori. Në rajon nuk ekziston qoftë edhe një projekt i vetëm bashkues midis këtyre vendeve, projekti i vetëm europian dhe unë do të theksoja se duke kontribuar në këtë Korridor, për Brukselin do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme dhe një kontribut i madh që rajoni” tha Berisha.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka risjellë në vëmendje edhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptare për relizimin e këtij projekti. “Shqipëria do të fillojë ndërtimin e korridorit. Do të fillojë brenda 2-3 muajve që vijnë. Shqipëria do të ndërtojë segmentin Tiranë – Elbasan dhe më pas, do të vazhdojë këtë përpjekje. Shqipëria po ndërton një segment tjetër të këtij korridori jashtëzakonisht të rëndësishëm, Tiranë-Bllatë dhe në këtë drejtim, distanca me Tiranën shkurtohet 100 kilometra” tha Berisha.
Lobimi në Bruksel për ta futur në prioritet ndërtimin e këtij koridori është një proces që do të udhëhiqet nga Italia. Ministri italian i Transporteve, Alteo Mateoli, ka shprehur inisiativën e vendit të tij për ta realizuar këtë. “Marrëveshja që do të firmosim sot është shprehja e prioritetit dhe urgjencës që kërkon ndërtimi i koridorit 8. Që ai të bëhet një prioritet evropian duhet mbështetje e plotë institucionale dhe një qasje pragmatike ndaj tij. Për këtë nevojitet që ne urgjentisht të identifikojmë burimet dhe nevojat për këtë korridor” tha Alteo Mateoli.
Në takim është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes ministrave të Transportit të Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Firma e 4 ministrave ishte edhe një mesazh për Brukselin të cilit i kërkohet mbështetje për realizimin e këtij korridori.
Adi Darsi < I mëparshmi