E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morantinos:Ndihma për Greqinë, zgjidhja e vetme

Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Miguel Angel Moratinos theksoi se alternativa e vetme është "të ndihmojmë Greqinë sepse një përhapje e krizës financiare greke do të ishte e rrezikshme për të gjithë".
Këtë deklaratë, Morantinos e bëri gjatë një intervistë të publikuar sot nga ''La Stampa''.
"është koha që të gjithë të vlerësojnë kërkesat e brendshme dhe mundësitë evropiane, për të bërë një analizë duke menduar për të ardhmen. është e kuptueshme që nuk ka alternativë tjetër për të nxjerrë Athinën nga kjo situatë'', deklaroi ministri për të përditshmen italiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›