E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimet në FRESSH – Spiropali, tjetër sherr me Vilajet Qyrkun në Kavajë

08-07-2012 / Gazeta 55

Në prani të delegatëve të Edvinit, Erjon Veliajt, Dash Pezës dhe Elvis Roshit, kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali dhe drejtues e anëtarë të tjerë të Forumit Rinor, kanë braktisur mbledhjen e Partisë Socialiste të Kavajës, pasi drejtuesit e saj nuk pranuan të diskutonin shkarkimin e paligjshëm të kreut vendor të FRESSH-it. Analistët s’po kuptojnë pse Edvini po investohet kaq shumë në përmbushjen e hakmarrjes së sekretarit të tij

Skandalet e panumërta në Partinë Socialiste, tendencat e disa pseudo-drejtuesve të saj për të uzurpuar pushtete të pamerituara si dhe kryeneçësia e pasuar me ligësi e lidershipit të saj, tregojnë më shumë se fasada e mbushur me optimizëm e selisë rozë apo edhe e vetë Re:FRESSH-it. Sherri që ka shpërthyer ditët e fundit në Forumin Eurosocialist shqiptar, po reflektohet edhe në strukturat e tjera të Partisë Socialiste në bazë. Shkarkimi nga Sekretari për Rininë, Vilajt Qyrku (siç edhe e thërrasin Erjon Veliajn në korridoret e PS-së pasi iu zbulua një adresë false në rrjetin social Facebook pikërisht me këtë emër), i kryetarit të zgjedhur të FRESSH-it të Kavajës, ka rindezur edhe njëherë debate në degën e kësaj force politike në këtë qytet. Në prani të delegatëve të Edvinit, Erjon Veliajt, Dashës Pezës dhe Elvis Roshit kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali dhe drejtues e anëtarë të tjerë të Forumit Rinor, kanë braktisur mbledhjen e Partisë Socialiste të Kavajës, pasi drejtuesit e saj nuk pranuan të diskutonin për shkarkimin e kreut të FRESSH, Elton Derijaj jo më larg se dy ditë më parë. Vetë Derijaj dhe drejtues të FRESSH-it e kanë konsideruar të padrejtë dhe në shkelje të statutit shkarkimin e tij nga Erjon Veliaj. Kërkesa e Spiropalit dhe të rinjve të Kavajës nuk është marrë parasysh me argumentin se nuk është parashikuar në rendin e ditës. Pas debateve të shumta dhe mos gjetjes së dakordësisë nga ana e drejtuesve lokalë, Spiropali së bashku me të rinjtë e FRESSH-it, kanë bojkotuar mbledhjen vetëm pak minuta pas nisjes së saj. Shkarkimi i drejtuesve të zgjedhur të FRESSH-it në Kongresin që u mbajt më 12 qershor nga sekretari Veliaj ka ngjallur reagimin e drejtuesve të rinj në mbarë vendin. Në Korçë, Erjon Veliaj shkarkoi drejtuesin e degës së FRESSH-it vetëm me një telefonatë, pa shpjeguar arsyet e këtij vendimi si dhe kompetencat e tij, të cilat në rastin konkret janë në shkelje me statutin. Të rinjtë e degës së Forumit Rinor të Korçës, me anë të një letre denoncuan agresionin abuziv të Erjon Veliajt. E njëjta situatë u përsërit po këtë javë edhe në degën e FRESSH-it Has. Sherret në FRESSH shpërthyen që ditën e zgjedhjeve 3 javë më parë, ku kryetarja e Forumit, Elisa Spiropali pati konfrontime me Erjon Veliajn. Ky i fundit u përlesh edhe me anëtarësinë e Forumit, të cilët i rezervuan edhe disa shuplaka. Kulmi i acarimit të marrëdhënieve arriti kur Spiropali bojkotoi fjalimin e kryetarit të PS, Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Forumit, së bashku me shumë të rinj të cilët kishin kontestime lidhur me emrat e që do të përbënin këtë strukturë të Forumit Eurosocialist.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›