E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunimi me OJF-të; Policia e Tiranës, 13 raste të mbrojtjes ndaj dhunës në familje

Me synim arritjen e standardeve të kërkuara, u formua seksioni i “Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje”, si një problem i shfaqur në shoqërinë shqiptare, e cila shfaqet në të gjitha format e saj, duke u bërë gjithnjë e më i ndjeshëm në mbarë opinionin. Bazuar në ligjin e miratuar numër 9669 datë 18 dhjetor 2006, “Mbi masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, seksioni i Dhunës në Familje, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka arritur parandalimin e këtij fenomeni antiligjor për mbarë shoqërinë civile. Vetëm për muajin qershor, nga të gjitha strukturat e komisariateve të Policisë së Tiranës dhe seksioni koordinator i Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje kanë plotësuar 20 kërkesë-padi, për të dëmtuarat nga ku është lëshuar Urdhri i Mbrojtjes, brenda 2 javësh nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndërkohë, punonjësit e Policisë së Rendit të shtrirë në komisariate, pas lëshimit të Urdhrit të Mbrojtjes nga Gjykata për të dëmtuarat, marrin masa të plota për zbatimin me korrektësi të vendimit të gjykatës. Për këtë periudhë, janë kryer 13 veprime procedurale për veprat penale të ndodhura brenda ambienteve familjare të cilat janë referuar në hetim të lirë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku për këtë muaj nuk janë kryer arrestime në flagrancë. Ndërsa është asistuar dhe bashkëpunuar më së miri në ngjarjet e ndodhura brenda ambienteve familjare ku veprimet procedurale janë kryer nga ana e komisariateve, apo seksioneve të posaçme.

Me synim, mbi saktësimin e rasteve për të miturit, në të gjitha pozicionet që ai ndodhet (dëshmitar, autor apo viktimë), nga seksioni Mbrojtjes së të Miturve është përgatitur një material studimor mbi kuadrin ligjor të të miturve, i cili u është shpërndarë të gjithave strukturave të policisë dhe të seksioneve të posaçme në rastet kur ata punojnë me një mitur. Në shumë raste specifike dhe delikate, në krimet e ndodhura brenda familjes, është bashkëpunuar me një sërë shoqatash jofitimprurëse, të cilat ndihmojnë duke dhënë asistencën e tyre për raste delikate që kanë nevojë për ndihmë apo dhe për mbështetje e strehim të të dëmtuarve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›