Ministria e Drejtësisë ndryshon ligjin për faljen e të dënuarve
Specialistët po hartojnë draftin që do të përfshijë kategoritë përfituese. Ndryshimet që do të bëhen dhe kur pritet që të marrë formën e prerë
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Drejtësisë do të ndryshojë kriteret për të dënuarit që do të përfitojnë falje. Burime pranë këtij institucioni shtetëror pohuan dje për gazetën “Albania” se specialistët kanë nisur të hartojnë një projektligj të ri posaçërisht për faljen e të dënuarve. Të njëjtat burime shpjeguan se pritet të ketë ndryshime në veprat penale që kanë përfituar deri tani si dhe mbi kategoritë që do të kenë më shumë prioritet. Deri tani, këtë të drejtë e ka vetëm Presidenti. Specialistët duhet ta përfundojnë draftin brenda pak muajsh në mënyrë që të kalojë më pas në qeveri për miratim.
Ndryshimet
Të dënuarit në vend prej dy vitesh nuk kanë përfituar nga falja. Presidenti Bamir Topi e ka ushtruar kompetencën e tij vetëm një herë gjatë festës së 8 Marsit, duke përzgjedhur vetëm gratë e dënuara. Me gjithë kërkesat e shumta të mbërritura në Presidencë, kjo falje nuk ka marrë formën e prerë. Specialistë të Ministrisë së Drejtësisë shprehen se ligji aktual ka nevojë për reformim për shkak se në faljet që janë bërë deri tani ka pasur dhe shumë raste abuzive duke i mohuar të drejtën një të dënuari që i takonte. Pikërisht këtu mendohet se do të fokusohen për të bërë ndryshime në rrethin e veprave penale që do të cilësohen si favorizuese për të aplikuar një i dënuar.
Ligji
Deri tani ka qenë Presidenti ai që jepte verdiktin e fundit mbi të burgosurit që përfitonin falje të dënimit. Sipas ligjit në fuqi, në vlerësimin e kërkesave apo propozimeve për falje, Presidenti gjykon nëse i dënuari e ka shlyer fajin, për të cilin shoqëria e ka dënuar, si dhe nëse i dënuari e ka arritur rehabilitimin e tij dhe është në gjendje të rikthehet në shoqëri me vlerat që ajo kërkon. Ky vlerësim bëhet në bazë të dokumenteve dhe informacioneve që vijnë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që së bashku me dokumentet që kërkon ligji sjellin dhe një dinamikë të vuajtjes së dënimit, pra se sa është dënimi dhe sa mbetet për t’u vuajtur, si dhe një karakteristikë për sjelljen e të dënuarit në institucionin e riedukimit. Kjo karakteristikë sqaron nëse i dënuari ka sjellje korrekte në burg, nëse ndaj tij është marrë ndonjë masë disiplinore, kontaktet dhe lidhjet e tij me familjen, angazhimi në punët e përgjithshme në burg, pra elemente që tregojnë nëse i dënuari e ka ndier fajin që ka kryer dhe është drejt rehabilitimit të tij social. Në vlerësimin e kërkesave për falje, Presidenti merr gjithashtu në konsideratë gjendjen shëndetësore të të dënuarit, gjendjen familjare të të dënuarit, etj. Presidenti nuk ka kufizime në kohë për ushtrimin e të drejtës së faljes. Pra, kur Presidenti gjykon se mund ta ushtrojë këtë të drejtë, ai mund ta bëjë këtë. Duhet theksuar se faljet nuk janë fushata masive, por për shkak të një tradite. Faljet kanë përfshirë si faljen e tërë dënimit të mbetur, ashtu edhe një pjesë të dënimit. Kjo bëhet për t’u treguar të dënuarve dhe të interesuarve të tjerë se autoritetet nuk i kanë harruar, por e kanë rehabilitimin e të dënuarve në vëzhgim dhe e vlerësojnë atëherë kur duhet.
6 Prill 2009