E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi me makinë një motoçiklist, ndalohet nga policia



Tiranë – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 48-vjeçarin Fadil Mulgeci. Duke qarkulluar në aksin rrugor Paskuqan-Babrru, me automjetin fuoristradë tip “Land Rover”, me targa TR 9814 K, është përplasur me motorin tip “Yingang”, me drejtues 53-vjeçarin Qamil Shahini. Për pasojë, u dëmtua rëndë drejtuesi i motorit, Qamil Shahini, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku edhe pas ndihmës së menjëhershme mjekësore nuk mundi të jetonte. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga Neni 290/1 i Kodit Penal.

6 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›