E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E diela shqiptare" hyn dhe ne kujtime

Ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, e diela e shqiptareve ka marre tashme formen e vertete. Nga java ne jave shfaqja shumedimensionale e drejtuar nga Ardit Gjebrea po ecen me ritmin e nje show, qe e kishte garantuar suksesin qysh ne fillim dhe qe kurrsesi nuk mund t'i zhgenjente shqiptaret. Surprizat, te papriturat dhe te rejat, si pjese e rubrikave te konsoliduara gradualisht ne program, gershetohen ne menyre te natyrshme. Jane me shume se gjashte ore transmetim i drejtperdrejte, te cilat edhe diten e djeshme kane ardhur me gjithe humorin dhe alegrine, qe iu duhet familjeve tona ne nje dite pushimi. Prezantuesi i programit edhe dje ka hyre ne skene me buzeqeshjen dhe natyrshmerine, qe e karakterizon. Por ndryshe nga heret e tjera, ne daljen e pare ai nuk ka qene i shoqeruar vetem nga Artenisa.

Bashke me Arditin jane ngjitur te gjithe protagonistet e programit, qe me pas dalengadale kane shpalosur sipas radhes performancat perkatese. Ka nisur ne fillim me vajzat, te cilat synojne boten e ekranit. Gjithmone e me teper, ato kane mundesine te behen pjese e programit, ku edhe nxjerrin ne pah me te miren nga vetja. Dhe me e mira e me te mirave, pas provave dhe performancave televizive, do t'i mbetet gjate ekranit dhe programit "E diela shqiptare" per t'u bere pjese e tij. Pikerisht ciltersia e ketyre vajzave shpesh gjimnaziste, por edhe hiret e tyre femerore bejne, qe ato te fitojne me lehtesi, admirimin dhe votat e publikut. Muzika ka vendin e saj ne program dhe vjen, jo vetem permes kengeve pjesemarrese ne festivalin "Kenga magjike", por edhe permes pjeseve te luajtuara live nga orkestra. Kujtimet dhe nostalgjia jane bere tashme pjese e te dieles shqiptare ne Televizionin Klan. Dalengadale teleshikuesit po mesohen me kete pjese te programit, qe ndonjehere vec emocioneve sjell edhe "lote-brilante". Sepse ne fakt e tille ishte performanca e Valbona Selimlarrit, e cila nuk e pati te lehte t'i permbante emocionet, jo vetem perballe kujtimeve dhe eksperiencave te shkuara televizive, por edhe perballe nje dueti te rijetuar, se bashku me kantautorin Ardit Gjebrea.

Ndoshta shume nga teleshikuesit nuk e kujtonin kengen "Vetem ti", e kenduar disa vite me pare nga Gjebrea dhe Valbona Selimllari, ndersa te tjere, ata qe kujtonin kete duet ndoshta munden te perjetonin edhe nje here ato emocione qe ngjall muzika. Dhe sigurisht mesazhin e percjelle nga kenga, e plotesonte fare mire edhe imazhi i embel dhe i pandryshueshem i Valbona Selimllarit.

Shpetim Saraci, ishte nje tjeter i ftuar, i cili risolli ne ekran disa nga momentet me te mira te bashkepunimit me Ardit Gjebrene ne vite. Por kalimet nga restrospketiva ne te sotmen dhe anasjelltas kane ardhur te nderthurura ne te gjithe elementet e shfaqjes. Sigurisht ka nje moment, kur protagonist behet edhe publiku, jo vetem ne salle por edhe telespektatori. Argumentet "Por dhe kunder" dhe votimi telefonik kane treguar nje pjese te botekuptimit te shqiptareve, ne lidhje me nderhyrjet estetike. Telefonatat e djeshme ne emision vertetuan se pjesa me e madhe e shqiptareve jane kunder ketyre nderhyrjeve, nderkohe te ftuarit ne studio, personazhe te njohur te jetes publike, i kane dhene jete nje diskutimi te kendshem. Erion Veliaj dhe Delina Fico ne mbrojtje te argumentit dhe Inis Gjoni me Petrit Becin kunder ketij argumenti. Nderhyrjet pikante te Arditit, i cili di te sillet si xhentelmen, jo vetem ne nje vallezim te improvizuar me Inis Gjonin, por edhe ndersa perpiqet te marre ne krahe Delina Ficon, kane krijuar te qeshura e duartrokitje tek publiku ne salle. Dhe si gjithmone, momentet finale i jane rezervuar trupes se baletit te drejtuar ng Albi Nako, qe ne shume prej numrave koreografike shfaqet edhe si balerin. E ndersa ndryshon protagonistet, argumentet, diskutimet dhe performancat, ajo qe duket se mbetet ne thelbin e se dieles shqiptare eshte ngjyra dhe motivi i saj. Gjithcka per t'u ndjere me mire.

Rikthimi i "timonierit" Pali Kuke

Vete Arditi e ka quajtur timonier. Dhe pa dyshim e kishte fjalen per regjisorin Pali Kuke, i cili qe nga dita e djeshme i eshte bashkuar stafit te programit "E diela shqiptare". Vitet dhe eksperienca kane treguar se cifti Gjebera- Kuke dine mjaft mire te gershetojne te sotmen me te djeshmen, skeniken me pjesen e paskuintave dhe te gjejne celesin e suksesit per gjithcka, qe do te prezantojne ne ekran. Shpesh Arditi permend se ky eshte vetem fillimi. Dhe duke i besuar fjales se tij dhe pa mundur te hamendesojme fundin, na mbetet vecse te ndjekim cdo jave te dielen dhe te zbulojme bashke me te cdo te papritur.

Nje tjeter fituese dhe cmime pa fund

"E diela shqiptare" eshte nje format qe i drejtohet publikut. Por jo vetem kaq. Mbi te gjitha synon ta beje teleshikuesin pjese te tij. Telefonatat e shumta, qe prenotohen ne program gjate oreve te transmetimit tregojne, se tashme shikuesit e TV Klan e presin te dielen, qe sjell jo vetem alegrine dhe shfaqjen, por edhe cmime. Kjo jave ka nxjerre nje tjeter fituese, e cila permes lojes telefonike ka arritur te perfitoje shumen e vendosur ne dispozicion nga Televizioni Klan. Ky cmim, qe ka shkuar ne Korce, pritet te shoqerohet nga te tjere protagoniste dhe te tjere fitues te lojerave telefonike, tek "E diela shqiptare" gjate javeve ne vazhdim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›