Ministria e Ekonomisë: Smbajmë përgjegjësi për punonjësit e korruptuar. Një e treta e LSI në METE përfundon në pranga

Ministri i Ekonomise, Nasip Naço
(E PERDITESUAR)- Edhe pse dhjetra punonjës të Ministrisë së Ekonomisë janë akuzuar ditën e sotme për korrupsion, kjo e fundit, me anë të një deklarate për shtyp, shprehet se nuk mban përgjegjësi për korrupsionin e punonjësve të saj.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, përgjegjësia e punonjësve për korrupsion është individuale.
Ministria distancohet nga veprimet korruptive të çdo individi, i cili abuzon me detyrën e shtetit. Për METE-n, çdo person mban përgjegjësi individuale për punën dhe veprimet e tij. METE do të nisë urgjentisht analizat e duhura jo vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, por edhe në të gjitha institucionet e tjera të varësisë, duke marë të gjitha masat e nevojshme, gjithmonë në mbështetje të një shteti ligjor dhe të së drejtës, thuhet në një reagim për shtyp të Ministrisë së Ekonomisë.
Ndërkohë, të arrestuarit janë të gjithë pjesë e LSI. Në këtë mënyrë një e treta e LSI në Ministrinë e Ekonomisë ka rënë në pranga për korrupsion.
I gjithë abuzimi i zyrtarëve të LSI binte mbi shpinën e qytetarëve.
Nga hetimi, i deritanishëm, ka rezultuar se, shtetasit pasi merrnin paratë e kolaudimit apo kalibrimit të njësive të peshëmatjes, një pjesë të konsiderueshme të ardhurash nuk i kalonin në arkën e shtetit.
Po ashtu, në shumën e rasteve nuk u jepnin subjekteve të ndryshme faturat e Tvsh -së si dhe duke u kërkuar ryshfet subjekteve të ndryshme për të bërë kalibrimin apo kolaudimin e njësive të peshëmatjes. Aktualisht, gjatë shtrirjes së hetimit është konkluduar se shtetasit në bashkëpunim përmes tyre, bënin kolaudimin fiktiv të distributorëve të karburanteve të naftës, duke bërë të mundur që subjekte të ndryshme që tregtojnë karburant apo gaz, të kenë mundësi që të përfitojnë duke shitur më pak nga sasia që tregojnë aparaturat. Gjithashtu, duke bërë kalibrimin apo kolaudimin fiktiv në peshoret e furrave të bukës, subjektet tregtare përfitonin duke shitur bukën nën peshën reale. Po ashtu, edhe në supermarkete dhe subjekte të tjera tregtare, dyshohet se bënin kolaudimin fiktiv në peshoret e këtyre subjekteve, thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit
Roland Celmeta, 40 vjec, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm Drejtorinë e Përgjithshme të Meterologjisë,
Moisi Musabelliu, 35 vjec, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tianë,
Kristaq Thanasi, 38 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tianë,
Hetem Basho, 45 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Armand Xhika, 35 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Armand Shuaipi, 36 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Agron Damzi, 33 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Sokol Lami, 28 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë