Vlorë, lirohet ish-kreu i Hipotekës
Pa mbushur 24-orë në qeli, lirohet ish-kreu i Hipotekës, Edmond Banushaj, i arrestuar pasditen e djeshme nga Seksioni i luftës kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë. Akuza që rëndonte mbi Banushaj ishte falsifikim i dokumenteve dhe shpërdorim detyre.
Ditën e sotme ai është lënë i lirë, madje edhe pa dalë përpara togave të zeza. Zëdhënësi i policisë ka sqaruar se ka qenë Prokuroria, e cila ka nxjerrë urdhrin e lirimit te Banushaj. Ndonëse nuk jepen detaje, mësohet se hetimi për Banushaj, do të vijojë në gjendje të lirë.
Edmond Banushaj, ka qenë në krye të ZVRPP në Vlorë, në vitet 2007- 2009. Ai u arrestua edhe në muajin tetor të vitit 2009 për shpërdorim detyre, por u lirua edhe asokohe, vetëm tre ditë pas ndalimit.
***
Vlorë, pranga ish-drejtorit të hipotekës
Policia e Vlorës ka vënë në pranga ish-kreun e Hipotekës së këtij qyteti. Sipas informacioneve nga blutë e qytetit bregdetar Edmond Banushaj, ish- drejtori i Hipotekës ka ndërhyrë në hartë, duke tjetërsuar në këtë mënyrë pronat.
Burimet bëjnë të ditur se Banushaj ndryshimet e hartës i ka bërë në favor të vjehrrit të tij në vitin 2007 kohë kur mbante detyrën dhe kur ka lëshuar urdhrin.
Ky është arrestimi i dytë për Banushjan, pasi ndalimi i parë i tij është bërë një vitë më parë ku bashkë me të është vënë në pranga dhe ish-juristi i në drejtorinë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.