E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Respektimi i të drejtave të njeriut, primare për antarësim në BE

“ Vendet që aderojnë për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian nuk duhet të përqëndrohen vetëm në realizimin e standarteve politike por edhe të respektojnë të drejtat e njeriut.”Kështu deklaroi ambasadori BE në Tiranë, Etore Sequi, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Gjatë takimit të përvitshëm të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve të vendeve anëtare të BE-së me përfaqësues të shoqërisë civile që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Sequi u shpreh se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në shoqëri ndaj kjo është arsyeja që BE investon dhe financiarisht për këtë shoqëri.

“Vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE duhet që ndër kriteret politike të respektojnë të drejtat e njeriut. BE po kontribuon edhe financiarisht tek kjo temë. BE ka investuar 5 milionë euro, për demokratizimin në Shqipëri këto 5 vite, për shoqërinë civile. Fondet kanë kaluar për shoqërinë civile që ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol shumë të rëndësishëm dhe kjo është arsyeja pse në të shkuarën jemi konsultuar me shoqërinë civile për progesin e raportit europian dhe do vazhdojmë ta bëjmë dhe në të ardhmen”-deklaroi ai .

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›