E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Jemi të shqetësuar nga zgjatja e ngërçit politik, qeveria të pranojë kompromisin

Share

Ndihmës sekretari i SHBA për Europën, Filip Gordon, ka deklaruar se SHBA është e shqetësuar për tejzgjatjen e ngërçit politik në Shqipëri. Ai ka vlerësuar faktin se opozita i ka dhënë fund bojkotit, ndërsa ka kërkuara nga ana e mazhorancës që të pranojë kompromisin.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara në lidhje me ngërçin e stërzgjatur politik në parlament, i cili nuk ka mundur të miratojë ligjet e reformës të përcaktuara nga BE-ja si të detyrueshme për të marrë statusin e vendit kandidat. Na inkurajon fakti që opozita e ka përfunduar bojkotin e parlamentit pas procesit të zgjatur për vendosjen e rezultatit të zgjedhjeve për kryetar bashkie ne Tiranë. E kemi nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të përfshirë opozitën dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik. Në të njëjtën kohë, kemi nxitur opozitën të jetë e përgjegjshme dhe e gatshme – gjë e cila, në një demokraci të pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament. Pas dy vitesh mpirjeje, ka ardhur koha që drejtuesit politikë të kapërcejnë grindjet vetjake dhe të bëjnë përparim konkret me programin e reformës ose përndryshe do të rrezikojnë të humbasin hovin e mëtejshëm. Jemi duke vepruar si partnerë me Bashkimin Europian, qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile për shqyrtimin e 12 reformave me përparësi që nevojiten për pranimin në BE, ka thënë Gordon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›