E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave: Më 4 janar ankandi i obligacionit 3-vjeçar

TIRANE - Ministria e Financave njofton se ditën e mërkurë, më 4 janar, do të zhvillohet ankandi i obligacionit tre-vjeçar në Bankën e Shqiperisë.

Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, Ministria e Financave bën të ditur se data e emetimit të këtij ankandi do të jetë 06.01.2012, ndërsa data e maturimit 06.01.2015. Në këtë ankand mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët si dhe bankat e nivelit të dytë. Mësohet se shuma e përgjithshme që do të emetohet është 1.5 miliardë lekë.

Kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8.65 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 06 Korrik dhe 06 Janar.

Ky është ankandi i parë që qeveria zhvillon për bonot e thesarit me afat maturmi 3-vjeçar dhe i pari për këtë vit. Bonot e thesarit mbeten një alternativë e leverdisshme investimi për qytetarët, pasi normat e interesit janë relativisht të larta ndërsa risku është zero, pasi bëhet fjalë për letra me vlerë të qeverisë.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Më 4 janar, ankandi i obligacionit 3-vjeçar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›