Ministria e Financave: Thellohet borxhi i jashtëm i Shqipërisë
TIRANË- Thellohet borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Nga të dhënat e fundit të ministrisë së Financave rezulton se në fund të shtatorit, borxhi publik i vendit arriti në 768.9 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 53.5 miliardë lekë kundrejt fundit të vitit 2010.
Pjesën më të madhe të borxhit, qeveria u’a ka marrë qytetarëve të saj nëpërmjet bonove të thesarit. Borxhi i brendshëm vlerësohet në 437.6 milardë lekë, ndërsa borxhi i jashtëm, ose kreditë që i’u janë marrë institucioneve financiare ndërkombëtare dhe donatorëve të huaj llogaritet në 331 miliardë lekë.
Niveli i lartë i borxhit konsiderohet një ndër rreziqet kryesore të buxhetit të shtetit gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkaq po nga të dhënat e dikasterit të financave rezulton se mosrealizimi i të ardhurave në nivelin e parashikuar ka kushtëzuar qeverinë në investimet që ka bërë.
Shpenzimet kapitale deri në fund të muajit shtator janë realizuar në rreth 62.5 përqind të planit vjetor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar investimet e brendshme rezultojnë rreth 3.2 miliardë lekë më të ulta ose rreth 9.2 përqind më pak.
(el.me/News24/BalkanWeb)