Ballkani “ha” prodhimet tona, rriten çmimet e perimeve në vend

Bumi i eksportit të fruta -perimeve rrit cmimet në vend. Këtë fakt e konstaton zv.Ministri i Bujqësisë Ndoc Fasllia. Sipas nr.2 të këtij institucioni prodhimi i shumtë vendas, ndërkohë që në vendet e tjera moti nuk ka qenë shumë premtues, ka bërë që shumë vende të rajonit të kërkojnë produktet shqiptare.
Ndërkohë që në lidhje me cështjen e përdorimit të kimikateve zv.Ministri deklaroi se përdorimi i tyre nuk është problem.
Disa prej produkteve që eksportohen nga Shqipëria janë domatja, shalqini ,patatja ,bimët medicinale si dhe prodhimet e detit.