Ministria e Financave publikon udhezimin per legalizimin dhe faljen fiskale
Publikohet udhëzimi, që do të çojë në konkretizimin e faljes fiskale.
Bashkangjitur këtij udhëzimi, Ministria e Financave publikon në Fletoren Zyrtare edhe formularët që individët apo përfaqësues të bizneseve, duhet të plotësojnë pranë bankave për t;u bërë pjesë e legalizimit apo faljes fiskale.
Sipas udhëzimit, individi, personi fizik tregtar apo përfaqësuesi i tij plotëson në dy kopje formularin e aplikimit për depozitim parash.
Depozitimi bëhet në një numër llogarie bankare të hapur prej tyre për këtë qëllim.
Formulari i aplikimit do të vihet në dispozicion të aplikuesit nga të gjitha bankat e licencuara nga Banka e Shqipërisë, vetëm pas 2 javësh.
E drejta për legalizim të shumave në të holla nga individët dhe personat fizikë tregtarë fillon nga data e hyrjes në fuqi të ligjit deri në datën 31.12.2011.
Po ashtu, udhëzimi jep detaje për rivlerësimin e aseteve.
Të gjithë personat juridikë, që kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme, makineri dhe pajisje me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë rivlerësimin me vlerën e tregut brenda periudhës së zbatimit të ligjit.
Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga ekspertë të pavarur, të licencuar për vlerësimin e pasurisë nga institucionet përkatëse.
1. Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme dhe të regjistruar në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, kanë të drejtë që brenda datës 31 dhjetor 2011, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.
Për administrimin e procedurës së faljes së detyrimeve tatimore, drejtorët e Tatimeve rajonale, pas 15 ditësh duhet të ngrenë komisionin për administrimin e faljes.
Këto komisione do të evidentojnë dhe hartojnë listën e plotë, si dhe njoftojnë tatimpaguesit mbi detyrimet tatimore të mbetura të papaguara dhe që u përkasin periudhave tatimore deri në 31 dhjetor 2010.
Lista e debitorëve, të cilët kanë përfituar nga falja dhe të cilëve u është shuar detyrimi, I dërgohet zyrtarisht edhe Drejtorisë së Mbledhjes së të Ardhurave Tatimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Po ashtu, edhe për detyrime doganore, ku kryetari i Degës Doganore do të ngre pas dy javësh, një komision për administrimin e faljes, që duhet të hartojë listën e debitorëve ndaj administratës doganore.
Lista e debitorëve të cilat kanë përfituar nga falja dhe të cilëve u është shuar borxhi do i dërgohet edhe Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Me daljen e këtij udhëzimi, ku përfshihen të gjitha mënyrat se si do të aplikohet falja fiskale dhe legalizimi, brenda dy javësh të gjithë qytetarët dhe përfaqësues të bizneseve janë të lirë të aplikojnë, për të përfituar nga ky ligj.