E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohen licencat për disa shoqëri hidrokarburesh

 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) vendosi masën e pezullimit për shkak të mosplotësimit të kriterit të kapacitetit depozitues.

Inspektorati Qendror Teknik (IQT) pas kontrollit të ushtruar ka konstatuar se asnjë prej të 7 shoqërive nuk kishin marrë masa për plotësimin e këtij kriteri, në zbatim ligjit "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", duke propozuar vendosjen e sanksionit " Heqje leje tregtimi (licence)".

Kreu i METE-s, Nasip Naço pasi shqyrtoi propozimet e IQT-së, vendosi masën "Heqje leje tregtimi (licence) për 7 shoqëritë e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre: "Autolubrifikant’’ sh. a; "Tiramol" sh. a; "Albania Airlines & Jet Fuel Supply" sh. a; "Beusal" sh. a; "Pilinci Enterprise Co" sh. a;  "Orient" sh. a. dhe "Jemishta" sh. a. METE ka ngarkuar IQT-në dhe Qendrën Kombëtare të Licencimit që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura administrative për zbatimin e kësaj mase. /Start/

                                                                                             2011-05-20 15:36
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›