E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Ekonomise heq licencen per 7 shoqeri te hidrokarbureve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka vendosur heqjen e lejes së tregtimit për shtatë shoqëri në fushën e hidrokarbureve.

Në muajin mars, ministria kishte vendosur pezullimin e lejeve të tregtimit për shtatë shoqëritë në fjalë, sipas propozimit të Inspektoriatit Qendror Teknik. Pas kontrolleve në vijim të ushtruara nga inspektorët e Inspektoriatit Qendror Teknik është konstatuar se shoqëritë nuk kishin përmbushur kriterin e përcaktuar në ligj, për kapacitetin depozitues.

Në këto kushte, METE vendosi heqjen e licencave për këto kompani, pasi aktiviteti i tyre ekonomik në fushën e hidrokarbureve nuk zhvillohej në përputhje me ligjin në fuqi.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, pasi ka shqyrtuar propozimet e IQT-së, vendosi masën “Heqje leje tregtimi (licence) për shtatë shoqëritë e mëposhtme të përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve.

Ministria e Ekonomisë ka ngarkuar Inspektoriatin Qendror Teknik dhe Qendrën Kombëtare të Licencimit të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura administrative për zbatimin e masës së marrë.

Prej disa muajsh, ministri i Ekonomisë ka ngritur një grup pune, për verifikimin e të gjitha shoqërive të tregtimit të naftës dhe të nënprodukteve të saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›