E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave shpall emetimin e ankandit të bonove të thesarit me vlerë 1.5 miliardë lekë

04-01-2012 / Gazeta 55

Ministria e Financave njofton se sot do të zhvillohet ankandi i obligacionit tre-vjeçar në Bankën e Shqiperisë.
Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, Ministria e Financave bën të ditur se data e emetimit të këtij ankandi do të jetë 06.01.2012, ndërsa data e maturimit 06.01.2015. Në këtë ankand mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët si dhe bankat e nivelit të dytë. Mësohet se shuma e përgjithshme që do të emetohet është 1.5 miliardë lekë.
Kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8.65 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 06 Korrik dhe 06 Janar.
Ky është ankandi i parë që qeveria zhvillon për bonot e thesarit me afat maturmi 3-vjeçar dhe i pari për këtë vit. Bonot e thesarit mbeten një alternativë e leverdisshme investimi për qytetarët, pasi normat e interesit janë relativisht të larta ndërsa risku është zero, pasi bëhet fjalë për letra me vlerë të qeverisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›