E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme: Do të hapim edhe 11 ambasada

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka paralajmëruar se gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë do të hapë edhe 11 ambasada në vendet që e kanë njohur pavarësinë. Siç transmetoi e përditshmja "Kosova Sot", ministria ka përgatitur planin për zgjerimin e rrjetit diplomatik të Kosovës, sipas të cilit ambasadat do të hapen në Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Holandë, Bullgari, Çeki, Suedi, Japoni, është e mundur edhe në Kolumbi dhe Emiratet e Bashkuara. Zyrtarët e MPJ-së thanë se është duke u zhvilluar puna intensive në përgatitjen e akteve të domosdoshme ligjore për punën e shërbimit diplomatik të Kosovës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›