Çeku: Duhet reagim ndaj represionit serb
Arrestimet e fundit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë veprim politik dhe të gjitha veprimet e Serbisë janë me paramendim, u tha në konferencën përmbyllëse të Partisë Social Demokrate të Kosovës. Kreu i kësaj partie, Agim Çeku, tha se në rast të ndryshimit të kufijve, atëherë edhe ne nuk dihet se ku do të ndalemi. Me rastin e arrestimit të 10 pjesëtarëve të UÇK-së të Luginës së Preshevës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Agim Çeku, tha se janë vazhdimësi e provokimeve nga ana e Beogradit që po iu bëhen shqiptarëve të kësaj ane. "Këto arrestime bëhen me qëllim që të kriminalizohet lufta e shqiptarëve të UÇK-së dhe të kriminalizohen shqiptarët në përgjithësi. Është veprim politik, i cili po bëhet me qëllim të konsumit të brendshëm që të amortizohen kritikat e ultranacionalistëve serbë për arrestimet e fundit të kriminelit Karaxhiç, apo ndoshta të kriminelëve të shumtë që janë", tha Çeku.
"Është shqetësuese, se institucionet tona po qëndrojnë pasive karshi kësaj politike të Beogradit", u shpreh Çeku. Serbia duhet të ketë parasysh se duhet t‘u ofrojë shqiptarëve të Luginës së Preshevës atë çka kërkojnë për komunitetin pakicë të serbëve në Kosovë. Ai po ashtu foli edhe në rast të ndryshimit të kufijve.
"Mendoj që ndryshimi i kufijve mund të çojë deri në destabilitet, në qoftë se fillojmë të ndryshojmë kufijtë atëherë nuk do të dimë se ku do të ndalemi, sidomos ne shqiptarët. Ne si institucione jemi në një pozicion pasiv ndaj Serbisë, kurse Serbia vazhdimisht na provokon, duke bërë veprime të tilla si: arrestimet, treni, posta në Graçanicë", tha Çeku. 17 Shkurti do të mbetet datë e rëndësishme në historinë e Kosovës. Me këtë datë u shpërblyen sakrificat dhe përpjekjet e shumë gjeneratave të tëra të popullit tonë. Megjithatë, edhe pse këtë vit kemi një qeveri më dinamike, prapëseprapë të arriturat janë modeste, u shpreh Çeku, duke thënë se kemi rritje të çmimeve, si dhe ndalje të zhvillimit ekonomik. PSD-ja uron që viti 2009 të jetë vit i suksesshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.