AAK: Në Serbi asgjë nuk ka ndryshuar
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me shqetësim po i përcjell zhvillimet më të fundit në Luginë të Preshevës, pas arrestimit nga policia serbe të 10 shqiptarëve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. AAK përcjell indinjatën e saj të thellë për këtë ndërhyrje jo të rastësishme të qeverisë së Serbisë, e cila edhe një herë tregoi se në Serbi asgjë nuk ka ndryshuar deri më tani dhe se ajo me këtë akt brutal kujtoi veprimet e tipit të së kaluarës kundër shqiptarëve. AAK kërkon nga qeveria e Beogradit që sa më parë t‘i lirojë dhjetë shqiptarët e arrestuar dhe ta ndërpresë presionin e dhunën kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke vlerësuar se veprime të tilla janë drejtpërdrejt në funksion të destabilizimit dhe në dëm të angazhimeve për qetësi e stabilitet në këtë pjesë të rajonit.
AAK e çmon rolin e udhëheqësve shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe përcjell gatishmërinë për mbështetje e bashkëpunim të vazhdueshëm me spektrin politik të Luginës, në mbrojtje të të drejtave e dinjitet qytetar e kombëtar të shqiptarëve atje, njofton zyra e informimit e AAK-së.