Protestë e madhe në Preshevë kundër arrestimeve
Një numër i madh qytetarësh të Preshevës kanë protestuar dje para Kuvendit Komunal të Preshevës, në organizim të familjarëve të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të arrestuar disa ditë më parë nga forcat speciale të xhandarmërisë serbe, nën akuzën për krime të rënda të luftës, të kryera gjatë vitit 1999 në rajonin e Gjilanit. Në protestë, përveç familjarëve të të arrestuarve, kanë marrë pjesë veteranët e ish-ushtrive çlirimtare, familjarët e dëshmorëve, si dhe përfaqësuesit politikë e institucionalë të Luginës, intelektualë e qytetarë të shumtë të tre komunave të këtij rajoni. Në protestë është mohuar aktakuza, duke u trajtuar e frustruar politikisht dhe pa bazë, si dhe u kërkua lirimi i menjëhershëm i të gjithë të akuzuarve si të pafajshëm, ndërkohë që është kundërshtuar mënyra spektakolare e arrestimeve. Sipas tyre, janë shënuar thyerje të rënda të të drejtave të njeriut. Sadat Nuhiu, kryetar i veteranëve të UÇPMB-së, në emër të veteranëve të luftës ka kërkuar lirimin e të arrestuarve. Duke i trajtuar të pafajshëm, ai ka kërkuar që të arrestuarit t‘u dorëzohen Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, me arsyetim se në gjykatat serbe nuk ka drejtësi kur janë në pyetje shqiptarët. Muhamed Azizi, përfaqësues i Komitetit Organizator të Protestës, ndërkaq ka paralajmëruar vazhdimin e protestave paqësore, deri në lirimin e plotë të të arrestuarve. Këshilli organizativ i protestës ka bërë të ditur se që nga 5 janari i vitit 2009, po qe se nuk lirohen qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të arrestuar nga xhandarmëria serbe, protesta të tilla paqësore do të mbahen çdo ditë.
Krerët
Liderët e subjekteve politike shqiptare të dala nga lufta e ish-UÇPMB-së në Luginë të Preshevës deklarojnë, se forcat speciale serbe kanë arrestuar shqiptarë që nuk i përkisnin asnjë formacioni ushtarak. Ata akuzuan ministrin serb të Punëve të Brendshme, Iviça Daçiç, se me këto arrestime po e çon në vend amanetin e kryetarit të tij për pastrim etnik të shqiptarëve. Në lidhje me këto arrestime, në Preshevë dje në orët e pasdites është mbajtur një protestë gjithë popullore e shqiptarëve të Luginës. Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, ka deklaruar se nga dhjetë shqiptarët e arrestuar prej xhandarmërisë serbe në Preshevë, gjysma prej tyre nuk kanë qenë pjesëtarë të asnjë formacioni ushtarak të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se të njëjtit kanë qenë vetëm anëtarë e simpatizantë të subjektit të LKSH-së. Kryetari i LKSH-së, Rexhepi, tha se me këtë rast, për tejkalimin e kësaj gjendjeje të vështirë duhet të thirret Kuvendi Kombëtar i Shqiptarëve të Luginës dhe qartazi të thuhet se problemi i shqiptarëve të Luginës ende nuk është i zgjidhur. Ndërkaq, Jonuz Musliu, kryetari i LPD-së dhe kryetar i KK të Bujanocit, gjatë vizitës në familjet e të arrestuarve në Preshevë, tha se ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, me këto veprime po e çon në vend amanetin e kryetarit të tij, Millosheviç, për spastrimin etnik të shqiptarëve të Luginës nga vatrat e tyre. Kurse të gjitha subjektet e tjera politike të Luginës së Preshevës, kanë deklaruar se me këto arrestime po cenohet amnistia ndaj ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe po kamuflohet kriza politike që ka kapluar Beogradin
dhe se aksioni i burgosjeve po e nxit edhe më tepër shpërnguljen e shqiptarëve, sidomos të ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së e familjeve të tyre.
Deklaratë
"Kërkojmë reagimin e të gjithë faktorit mbarëkombëtar"
Në emër të këshillit organizativ, në bashkëpunim me familjet e të arrestuarve, dalim me këtë deklaratë:
I bëjmë apel politikës vendore, asaj ndërkombëtare dhe asaj mbarë shqiptare, që të bëjnë çdo gjë që është e mundur, që bijtë e këtij kombi, të cilët u arrestuan pafajësisht më 26.12.2008, të lirohen menjëherë. Ne besojmë e garantojmë në pafajësinë e plotë të bijve tanë dhe në luftën e drejtë për liri të këtyre djelmoshave, por dhe gjithë UÇK-së. Andaj kërkojmë që të angazhohemi të gjithë bashkërisht për lirimin e të arrestuarve.
Nëse Serbia e Ivica Daçiçit, birit të Millosheviçit, pretendon se këta të arrestuar kanë bërë krime, me këtë çështje të merren gjykatat ndërkombëtare, ngase ne nuk u kemi besuar dhe kurrë nuk u besojmë gjykimeve serbe. Ata gjithmonë kanë qenë të montuara politikisht dhe se vendimet e tyre janë marrë po në këtë mënyrë. Ky është fillimi i protestave kundër këtij aksioni të xhandarmërisë dhe për mbështetjen e pafajësisë së bijve tanë.
Këshilli Organizativ i Protestës
28.12.2008 Preshevë