Ministria e Jashtme: Kushtet e vizave i plotësojmë brenda qershorit
Sekretari i Jashtëm, Turdiu, shpreh bindjen se vizat miratohen në shtator
Eljona Ballhysa
Tri kushtet e reja që duhet të plotësojë qeveria shqiptare për të marrë miratimin e plotë të BE-së për liberalizimin e vizave do të përmbushen brenda muajit qershor. Lajmin e ka bërë të ditur dje sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu. Sipas tij, pas plotësimit të këtyre tri kushteve, në muajin korrik pritet të vijnë në Tiranë grupet e monitorimit nga Komisioni Europian, që do të verifikojnë në terren plotësimin e kritereve. Ndërkaq, titullari i lartë i Ministrisë së Jashtme shprehu bindjen se heqja e vizave për shqiptarët do të miratohet në muajin shtator dhe pas këtij hapi duhen edhe 20 ditë kohë që vendimi të hyjë në fuqi pas botimin në Fletoren Zyrtare të BE-së. Pra pritet që shqiptarët të udhëtojnë pa viza në muajin tetor të këtij viti.
Sqarimi
“Hapi i radhës ka të bëjë me përmbushjen e këtyre tri nënçështjeve të fundit brenda muajit qershor të këtij viti. Ne presim që në muajin korrik të vijë ekipi i ekspertëve për të verifikuar raportimet tona për plotësimin e këtyre tri nënçështjeve të fundit dhe besojmë se Parlamenti Europian do të përmbyllë procedurat e miratimit të propozimit diku nga fillimi i vjeshtës, ndoshta nga muaji shtator. Më pas e ka radhën Këshilli i Ministrave, i cili duhet të miratojë përfundimisht propozimin e Komisionit Europian brenda vjeshtës. Janë të gjitha kushtet që njëzet ditë pas miratimit përfundimtar në Këshillin ë Ministrave, të bëhet botimi në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europian, vendim i cili hyn menjëherë në fuqi për shtetasit shqiptarë”, - është shprehur Turdiu.
Vetëm pak ditë më parë, Komisioni Europian rekomandoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Rekomandimi i Komisionit Europian shoqërohet edhe me tri kushte të reja që duhet të plotësojë Shqipëria deri në vjeshtë, kur ky rekomandim i KE-së të shqyrtohet nga Këshilli dhe Parlamenti Europian, që do t’i hapin rrugën përfundimtare liberalizimit të vizave. Sipas vendimit të KE-së, Shqipëria duhet të zhvillojë një strategji dhe politikë të mbështetur në riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer. Po kështu, vendi ynë duhet që të përforcojë kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe të zbatojë me efektivitet kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe nëpërmjet ndarjes së burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare. Shqipëria duhet gjithashtu të zbatojë me efektivitet kuadrin ligjor në fushën e konfiskimit të aseteve të krijuara nga krimi i organizuar.
Hapat
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Turdiu, shpjegoi dhe hapat që ka ndërmarrë qeveria për të arritur deri në marrjen e rekomandimit nga KE-ja për liberalizimin e vizave. Kështu, sipas tij, Shqipëria ka përmbushur kërkesat e bllokut të parë të Udhërrëfyesit, që lidhet me sigurinë e dokumenteve. “Është mundësuar pajisja e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike të teknologjisë më të lartë bashkëkohore. Këto dokumente, të përgatitura dhe lëshuara në kushtet e sigurisë më të lartë, mundësojnë identifikimin e shpejtë dhe të saktë të mbajtësit të tyre nga çdo autoritet, duke shpejtuar dhe lehtësuar procedurat e kalimit të kufijve të huaj nga shtetasit tanë”, - është shprehur Turdiu. Po kështu Shqipëria ka përmbushur kriteret e bllokut të dytë të Udhërrëfyesit, që lidhet me kontrollin e kufijve dhe çështjet e migracionit, duke përmirësuar në mënyrë rrënjësore kontrollin e kufirit shtetëror, si atij tokësor, ashtu dhe detar. Blloku i tretë lidhet me rendin publik dhe sigurinë, dhe plotësimi i këtij kriteri garanton që vendi ynë është në gjendje të marrë mbi vete përgjegjësi për të kontribuar edhe për sigurinë e vendeve të tjera.
Procedura
Komisioni Europian jep rekomandimin për liberalizimin e vizave.
Ky rekomandim merret për shqyrtim nga Këshilli i Ministrave të BE-së dhe nga Parlamenti Europian.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian monitoron vendet përkatëse për plotësimin e kritereve të mbetura pezull.
Pritet që rekomandimi i KE-së të shqyrtohet në vjeshtë nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian.
Kushtet e reja
Shqipëria duhet të zhvillojë një strategji dhe politikë të mbështetur në riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer.
Shqipëria duhet që të përforcojë kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe të zbatojë me efektivitet kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe nëpërmjet ndarjes së burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare.
Shqipëria duhet gjithashtu të zbatojë me efektivitet kuadrin ligjor në fushën e konfiskimit të aseteve të krijuara nga krimi i organizuar.
31 Maj 2010